Lajme

Diaspora njëjtë si rezidentët e Istogut, ia japin besimin Ilir Feratit

Autori: Islam Morina 20:44 | 16 November 2021

Diaspora pothuajse njëjtë si Istogasit rezident ia ka dhënë besimin Ilir Feratit të LDK-së, por pa vota nuk e kanë lënë edhe Bekë Berishën e AAK-së.

Përderisa Ilir Ferati nga diaspora ka marrë 48 vota, Bekë Berisha ka marrë 22 vota të diasporës, shkruan Gazeta Infokus.

Kujtojmë se në balotazhin e 14 nëntorit, Ilir Ferati ka marrë 56,20% të votave, apo 9.503 vota, kurse Bekë Berisha, ka marrë 43,80% të votave të Istogut, apo 7.406 vota. /Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera