Lajme

“Dhunë të vazhdueshme psiqike”, gruaja në Prizren raporton vjehrrin e vjehrrën në polici

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 03 February 2023

Një grua në Prizren ka raportuar në polici, vjehrrit, pasi sipas saj po i ushtrojnë vazhdimisht dhunë psikologjike.

Në lidhje me këtë rast janë intervistuar edhe dy të dyshuarit, apo vjehrrit e gruas, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë së Kosovës, viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

“Viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi ka dhunë psiqike nga vjehrrit e saj. Në lidhje me rastin janë intervistuar të dyshuarit kosovarë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe me rekomandim të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera