Lajme

Detaje të takimeve në Berlin, Kancelari i takon ndaras Kurtin e Vuçiqin, pastaj me ta merret Lajcak

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 29 April 2022

Shefi i Qeverisë gjermane, Olaf Scholz, do t’i takojë më 4 maj në Berlin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic. Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën Express nga Qeveria Gjermane.

Takimi në mes të kancelarit gjerman dhe kryeministrit Kurti, do të zhvillohet në orën 15:00 të datës 4 maj, e ku do të flitet për situatën aktuale të sigurisë pas ngjarjeve në Ukrainë, çështjet rajonale dhe për raportet dypalëshe në mes të Kosovës dhe Gjermanisë.

Ndërkohë me presidentin e Serbisë, Scholz do të takohet në orën 17 e 30, dhe do të diskutojnë për agresionin e Rusisë në Ukrainë, çështjet dypalëshe Serbi-Gjermani, dhe çështjet ekonomike dhe rajonale.

-Advertisement-

Siç kanë thënë nga Qeveria, këto bisedime do të shërbejnë në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Për këtë arsye, pra në shërbim të mbështetjes së dialogut Prishtinë-Beograd, Scholz ka ftuar në Berlin edhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak, i cili do të zhvillojë bisedime me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, në mbrëmjen e 4 majit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera