Kupa e Botës 2022

Deschamps: Jemi të lumtur, na kualifikon… Mbappe

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 09 December 2022

Franca gjen Anglinë në çerekfinalet e Kupës së Botës, me shpresën për t’i shkuar përsëri deri në fund këtij kompeticioni dhe për t’u bërë kombëtarja e tretë që fiton dy herë radhazi Botërorin pas Italisë dhe Brazilit.

“Gjelat” janë të vetëdijshëm se nuk do të jetë një mision i lehtë ndaj “Tre Luanëve”, të cilët kanë zhvilluar paraqitje shumë të mira. I vetëdijshëm për këtë gjë është trajneri i kampionëve në fuqi, Didier Deschampes.

“Duhet të ruajmë qetësinë që kemi treguar nga fillimi i këtij turneu. Luajmë në çerekfinalet e Kupës së Botës dhe nuk mund të them se ka stres, presion apo diçka tjetër. Jemi të lumtur. E rëndësishme është që futbollistët të argëtohen dhe ta shijojnë ndeshjen. Anglia është një ekip që mund të dëmtojë këdo nga kundërsulmi.

-Advertisement-

Ata kanë shënuar më shumë gola se kushdo tjetër. Janë një ekip i i madh, që kanë cilësi dhe një aftësi të pabesueshme për të shënuar. Nuk është rastësi që ata janë këtu. Megjithatë, ne kemi besim dhe nuk mund të kemi frikë përballë tyre“, deklaroi Deschamps.

Te Franca sytë i kanë nga Kylian Mbappe. Futbollisti i PSG-së ka dhuruar paraqitje të mira e do të synojë që të jetë lideri i Kombëtares së tij edhe ndaj Anglisë. Trajneri i gëzohet performancës së 23-vjeçarit, duke theksuar se ai është në gjendje që të jetë përcaktues edhe kur nuk është në momentin e tij më të mirë.

“Mendoj se Anglia e ka studiuar Mbappen, si katër rivalët tanë të mëparshëm. Kylian ka aftësinë për të bërë diferencën. Në ndeshjen e fundit, në të cilën ai nuk ishte në nivelin e tij më të mirë krahasuar me dy të parat, ai vazhdoi të ishte vendimtar“. Sa i takon të ardhmes, Deschamps iu shmang përgjigjes duke theksuar se për të e rëndësishme është që ekipi të shkojë në gjysmëfinale, e më pas do të mendohet për të ardhmen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera