Deschamps gati të denoncojë shokun e tij kampion bote, për shkak të Benzema

Autori: Gazeta inFokus
23:36 | 22 August 2018
Dy prej protagonistëve të atij triumfi në shtëpi të përfaqësueses së “Gjelave” të udhëhequr asaj kohe nga Jacquet, janë në armiqësi të hapur dhe as ngritja e trofeut në Rusi nuk ka mjaftuar për të zbutur tonet e polemikës. Ndaj, trajneri i ekipit kampion bote, Didier Deschamps po mendon seriozisht të denoncojë ish-shokun e tij të skuadrës, Christophe Dugarry. Lajmi është publikuar nga “Sport” dhe mësohet se masa që pritet të ndërmarrë tekniku francez, ka të bëjë me kritikat e marra gjatë Kupës së Botës.
I gjithë faji i Benzema. Madje i mos grumbullimit të sulmuesit të Real Madrid nga ana e trajnerit Deschamps për Kupën e Botës të zhvilluar në Rusi. Nga mikrofoni i RMC, ish-futbollisti i Milan pat sulmuar teknikun e “Gjelave” me motivin se kishte lejuar që një antipati personale të triumfonte mbi të mirën e Francës dhe se nuk i kishte sqaruar futbollistit arsyet e përjashtimit: “Deschamps ka marrë peng kombëtaren dhe kjo mund të jetë e dëmshme. Nuk është bukur të kesh një sulmues që ka fituar katër trofe të Champions League dhe që nuk mund të luajë me Francën, sepse ka folur keq për trajnerin…”.
Deschamps gjithsesi iu përgjigj Dugarry-s pas Botërorit të fituar, duke theksuar se: “Ka tejkaluar çdo kufi dhe nuk ka respekt në nivel njerëzor. Bashkë kemi përjetuar gjëra, por si karakter kam parë edhe më keq. Dhe nëse do të përballesha me atë sot, nuk do t’i thoja as mirëdita dhe as mirë u pafshim”. Nga ana tjetër edhe Dugarry u përgjigj: “E vërtetë, nuk kam të njëjtin karakter me atë dhe jam i lumtur. E kam njohur Deschamps në 1990 apo 91 dhe është folur gjithmonë në mënyrë të veçantë për atë. Më pas kuptova se është përfshirë gjithmonë në gjëra të çuditshme”. Sulme e akuza që duket se kanë motivuar Deschamps të denoncojë ish-shokun e tij të ekipit te Franca, Dugarry.

Të tjera
-
“Kosova është Serbi”- E tmerrshme: shikoni si serbët ngjallin urrejte në festën e Vidovdanit
Policia e Kosovës ka njoftuar se manifestimet e Vidovdanit në Gazimestan dhe ...
-
Shpërthen zja*rri në një hapësirë të autopjesëve në Maxhunaj të Vushtrrisë
Një zjarr i madh ka shpërthyer në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë në një hapës...
-
IKShPK tregon si të mbroheni nga dielli
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka thënë se çdo vit rrez...
-
Arifi: Kushtetuesja u dha instruksione partive se si duhet të procedohet tutje
Analisti politik Avni Arifi vlerëson si të mirëpritur iniciativën e kryeminis...
-
Tryezë e rrumbullakët – pamje brenda takimit të Kurtit me partitë
Kanë dalur pamjet e para brenda takimit i cili po mbahet në mes të përfaqësue...
-
Pas Kurtit edhe Limaj shihet në Kuvend, s’deklarohet para takimit
Përveç Albin Kurtit, edhe kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj është parë duk...
-
Nis takimi – të gjitha partitë i përgjigjen ftesës së deputetit Kurti pas aktgjykimit të Kushtetueses
Ka nisur takimi i thirrur nga ish-kryeministri, Albin Kurti, tashmë në cilësi...
-
Kurti flet para takimit me liderët e partive: Të shohim kush po vjen
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mbërritur në ndërtesën e Qeverisë. ...
-
Vidovdani – Policia njofton për 17 persona të arrestuar, 11 janë duke u intervistuar, 1 është dërguar në mbajtje
Policia e Kosovës, ka njoftuar se 17 persona janë shoqëruar në polici gjatë m...
-
Arrestohen dy persona për trafikim dhe kultivim të narko*tikëve në Prishtinë
Dy persona janë arrestuar për shkak se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në t...
-
Policia deklarohet për aksidentin në Kopiliq të Skenderajt
Një aksident mes dy veturave në fshatin Kopiliq të Skenderajt la të lëndu...
-
Ushtarët polakë të KFOR-it patrullojnë në veri
Ushtarët polakë të KFOR-it kanë patrulluar në veri të Kosovës. Në njof...