Lajme

Deputetja e LDK i drejtohet Kusari-Lilas: Mos ekzagjero

Autori: Gazeta inFokus 19:26 | 02 March 2023

Deputetja e LDK’së, Doarsa Kica-Xhelili i ka reaguar shefes së grupit parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lila, pasi kjo e fundit tha se Lumir Abdixhiku dhe Abdullah Hoti, përdorën gjuhë seksiste ndaj saj, sot në Kuvendin e Kosovës.

Kica-Xhelili thotë se reagimet e Kusari-Lila janë të koordinuara dhe të ekzagjeruara.

Sipas saj, këto janë grackat më të këqija të kauzave të vërteta.

-Advertisement-

“Ndërkaq sot, kur shefes së grupit parlamentar të VV iu përmend historiku i koalicioneve, e njerëzit të cilëve i ka shërbyer gjatë pushteteve disavjeçare (gjithmonë në cilësi të pozitave publike që realisht i kishte pasur, dhe pikërisht në kontekst politik), DISI, po mëtohet të shitet si gjuhë seksiste e mizogjene dhe reagimet janë sa të koordinuara, aq edhe të ekzagjeruara. Këto janë grackat më të këqija të kauzave të vërteta. Standardet e dyfishta. Ekzagjerimet. Manipulimet.

Gjithmonë, GJITHMONË, kauzat shkatërrohen kur banalizohen. Prandaj jemi ku jemi sot”, shkroi Kica-Xhelili.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera