Lajme

Deputetja e AAK-së: 14 shkurti shënon ditën e dështimeve, skandaleve e aferave

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 14 February 2023

Sot janë bërë dy vite që kur partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, ka fituar zgjedhjet.

Lidhur më këtë ka reaguar deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.

Ajo përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social ka shkruar se kjo ditë shënon ditën e dështimeve, skandaleve, aferave e çka jo tjetër.

-Advertisement-

“14 shkurti për Vetëvendosjen duhet të jetë e shënuar vetëm për propagandën e pashoq, për premtimet që mbetën veç premtime, për mashtrimin ndaj popullit”, ka shkruar ajo.

Postimi i saj i plotë:

Sot 14 shkurti, shënon një tjetër simbolikë. JO atë të fitores së para dy viteve, atë të krejt dhe drejt, por atë të dështimeve, skandaleve, aferave e çka jo tjetër.

14 shkurti për Vetëvendosjen duhet të jetë e shënuar vetëm për propagandën e pashoq, për premtimet që mbetën veç premtime, për mashtrimin ndaj popullit.

Një video e mirë sot nga Vetëvendosje me ‘’çka ka e çka s’ka’’ do të ishte një përmbledhje e këndshme e mospunës dhe dështimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera