Lajme

Deputeti i LVV-së i reagon Musliut për deklaratën ndaj presidentes: Kjo qasje dhe kjo gjuhë seksiste është e papranueshme

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 15 December 2022

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, ka reaguar lidhur me deklaratën e deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e cila përdori gjuhë të papërshtatshme ndaj presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në “Facebook”, ku komentoi fjalimin e Osmanit para deputetëve, Musliu iu drejtuat të parës së vendit duke i thënë “Do të mbahesh në mend si një grua që hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50 kg”.

E këtë gjuhë deputeti Batusha e ka quajtur seksiste dhe të papranueshme.

-Advertisement-

“Kjo qasje dhe kjo gjuhë seksiste është e papranueshme.

Kur një grua përfaqësuese (deputete) përdorë këtë gjuhë ndaj një grua tjetër që është Presidente, lufta ndaj femicidit për këtë deputete përfundon në një fasadë”, ka shkruar ai në Facebook.

Lidhur me këtë deklaratë të Gnimete Musliut reagoi edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke thënë se gjuha e përdorur nga deputetja është manifestim i urrejtjes që shndërrohet në gjuhë seksiste.

“Gjuha e sotme e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu ndaj Presidentes Osmani është manifestim i urrejtjes që shndërrohet në gjuhë seksiste nga dikush që në rrethana normale do të duhej ta luftonte atë. Kjo gjuhë është manifestim i mendimit, ndërkohë që pas saj ngelet vetëm veprimi”, ka shkruar ministrja Haxhiu./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera