Sport

Deklarata e Zekrija Ramadanit pas fitores ndaj Arbërisë

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 04 November 2020

Prishtina e ka mposhtur Arbërinë me rezultat minimal 1-0, në takimin e vlefshëm për javën e 11-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Golin e vetëm në këtë takim për kryeqytetasit e realizoi Enis Gavazaj në minutën 11’ nga pika e bardhë.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Prishtinës, Zekrija Ramadani, i cili është shprehur i kënaqur me pikët, por jo edhe me lojën.

-Advertisement-

“Nëse jemi të sinqertë nuk duhet të jemi të kënaqur nga ndeshja por nga pikët. Javëve të fundit kemi luajtur shumë herë mirë, por nuk kemi arritur të fitojmë pikë e sot ndodhi e kundërta. Pas këtyre tre humbjeve, kjo ka qenë një ndeshje e vështirë, por në fund objektivi u arrit. Nuk dua ta komentoj ndeshjen, boll kemi luajtur ndeshje të bukura dhe nuk kemi marrë pikë. Jam shumë i kënaqur me pikët dhe shpirtin luftarak”, ka thënë Ramadani për Art Sport.

Prishtina pas kësaj fitoreje ka kaluar në pozitën e 5-të me 14-të pikë të arkëtuara./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera