Deficiti tregtar rritet për 30.5 për qind në raport me qershorin 2021
Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 23 July 2022
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se deficiti tregtar në muajin qershor është rritur për 30.5 për qind krahasuar me vitin e kaluar, pasi është rritur edhe importi.
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar në vlerë prej 418.1 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 320.4 milionë eurosh në vitin 2021.
Sipas ASK-së, eksporti i mallrave në muajin qershor kishte vlerën 74.6 milionë euro, ndërsa importi 492.8 milionë euro, që është një rritje prej 2.4 për qind për eksport dhe 25.3 për qind për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021.
“Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 24.3 për qind të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 18.6 për qind të eksporteve e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 14.7 për qind të eksporteve e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt tjerë prej tyre; 8.6 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 7.5 për qind e përbëjnë produktet minerale; 4.2 për qind artikujt prej guri, allçie, prodhimet e qeramikës dhe qelqit, e të tjera”.
“Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 16.4 për qind të importeve e përbëjnë produktet minerale; 12.8 për qind të importeve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12.4 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.3 për qind makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 7.5 për qind mjetet e transportit; 7.4 për qind plastika, goma dhe artikuj prej tyre; 6.8 për qind të importeve e përbëjnë produktet e industrisë kimike, e të tjera”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
Mes tjerash, ASK-ja bën të ditur se eksportet e Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian arritën në 24 milionë euro, ndërsa importet nga 27 vendet anëtare të bllokut arritën në 192,4 milionë euro.
“Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së (27) arritën në 24 milionë euro, ose rreth 32.2 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 2.4 për qind. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (9.0 për qind), Itali (5.3 për qind), Holanda (3.6 për qind)”.
“Importet e Kosovës nga vendet e BE-së (27) ishin rreth 192.4 milionë euro, ose 39 për qind e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 13 për qind. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (10.7 për qind), Greqia (5.7 për qind), Italia (4.3 për qind)”.
Në muajin qershor të këtij viti, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-s arritën në 28.2 milionë euro, ose 37.8 për qind të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-2.8 për qind). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (13.4 për qind), Shqipëria (12 për qind), Serbia (5.8 për qind) dhe Mali i Zi (5 për qind).
Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin qershor arritën në 92.8 milionë euro, ose 18.8 për qind të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 17.7 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (6.8 për qind), Maqedonia e Veriut (5.3 për qind) dhe Shqipëria (5 për qind).
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 22.3 milionë euro, ose 29.9 për qind. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport, vlen të përmenden: ShBA (13.8 për qind), dhe Zvicra (7.7 për qind).
Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 207.4 milionë euro, ose 42.1 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (15.1 për qind) dhe Kina (9.7 për qind).
Të tjera
-
Rexhepi në Katar adreson çështje të rëndësishme për familjen, arsimin dhe jo-diskriminimin
Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, prezantoi fja...
-
Hovenier pret Berishën: Diaspora në SHBA, partner esencial për mbështetjen e Kosovës si shtet sovran
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka pritur në ambasadë kryetari...
-
Ministri Krasniqi takohet me shefen e zyrës së KiE në Kosovë: Kosova i ka plotësuar kushtet për anëtarësim
Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, sot ka zhvillu...
-
“Vala” pa valë
Qytetarët konsumatorë të telefonisë mobile të operatorit "Vala" në ditët e fu...
-
Kurti nderon dëshmorët e kombit në Gjakovë
Në kujtim dhe në nderim të sakrificës dhe të gjakut të derdhur për liri, krye...
-
Ministrja Hajdari ‘nuk bëhet rehat’ me Sekretar të Përgjithshëm, shkarkon Latifajn, ja kë e emëron në vend të tij
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, nuk po bë...
-
Sekuestrohen 25 motoçikleta në Pejë
25 motoçikleta janë sekuestruar nga policia në Pejë. Sipas njoftimit të po...
-
Gjenden të vdeküra dy ukrainase në Tiranë
Më 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur n...
-
Arrestohen dy serbë në Jarinje
Dy serbë janë arrestuar të premten në pikën kufitare në Jarinje. Informaci...
-
Kërkohet paraburgim për policin i cili për 6 muaj ngacmoi sek *ualisht vajzën e mitur
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar 30 ditë paraburgim për zyrtarin p...
-
E frikshme në Shën Petersburg, autobusi me 20 pasagjerë “zhytet” papritur në lumë/Pamje
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shën Petersburg të Rusisë, kur një a...
-
Ambasada italiane përgëzon qeverinë për lehtësimin e procedurave për konvertimin e patentë shoferëve
Ambasada e Italisë në Prishtinë, ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për lehtësim...