DASH: Sekretari Blinken është angazhuar personalisht për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi
Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 19 August 2022
Nga Departamenti amerikan i Shtetit janë deklaruar pas takimit disa orësh që u mbajt dje në Bruksel, mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, por që përfundoi pa marrëveshje.
Zëdhënësi i DASH’it, Ned Price, tha se edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është angazhuar personalisht për këtë çështje, qe një kohë të gjatë.
“Janë një mori zyrtarësh të lartë që po e vëzhgojnë këtë çështje nga afër. E kemi një zyrtar të lartë që është në Bruksel, duke vëzhguar nga afër këto bisedime. Ju siguroj që këto bisedime e kanë vëmendjen e zyrtarëve të lartë amerikanë. Ambasadori ynë në BE është një nga zyrtarët që po e vëzhgon këtë nga afër.
Por, ka zyrtarë të lartë që edhe këtu në Uashington po e bëjnë të njëjtën. Kjo është një çështje me të cilën vetë Sekretari Blinken është angazhuar personalisht prej një kohe të gjatë. Ky është një prioritet që përfshinë gjithë organizatën tonë, në terren dhe këtu në SHBA”, tha Price para gazetarëve.Price pati edhe një thirrje për të dy palët.
“Nga ajo që dimë është se bisedimet po vazhdojnë. Ne, në partneritet me BE-në po e ndjekim me kujdes dhe inkurajojmë të dyja palët që të shfrytëzojnë dialogun në mënyrë efektive dhe u sugjerojmë palëve që të vazhdojnë dialogun”, tha zoti Price.Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit shtoi se Uashingtoni e përkrah në tërësi dialogun dhe tha se është me rëndësi që të dyja palët të shfrytëzojnë këto bisedime në mënyrë efektive, duke përsëritur qëndrimin e Uashingtonit se atë uhet të “çojnë përpara diskutimin për normalizim marrëdhëniesh që ka në qendër premisën e njohjes së ndërsjellë”.
Price nuk pranoi të përgjigjej nëse Shtëpia e Bardhë i ka dorëzuar një mesazh të enjten Bashkimit Evropian në lidhje me dialogun Kosovë Serbi, por ai tha se “ne jemi të kënaqur që këto diskutime kanë filluar dhe po vazhdojnë edhe tani. Ne do të mbesim të përfshirë drejtpërdrejtë me të dyja palët, me homologët tanë në Kosovë dhe Serbi si dhe përmes vëzhgimit të bisedimeve që po ndërmjetësohen nga BE-ja”.
Të tjera
-
Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit: Derisa marrin paga nga Beogradi, integrimi është i vështirë
Në komunat në veri të republikës është kthyer qetësia dhe deri diku edhe ligj...
-
Putin shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu
Presidenti rus Vladimir Putin do të zëvendësojë aleatin e tij të vjetër Serge...
-
Tetë vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA
Si sot para tetë vjetësh Kosova u bë anëtarja e 210-të e FIFA-s. FFK-ja mori ...
-
Banjska mund të përsëritet, Quni: Moska dhe Beogradi tentojnë destabilitetin në rajon
Sulmi terrorist në Banjskë më 24 shtator, ku mbeti i vrarë heroi Afrim Bunjak...
-
Sot takimi i radhës në Bruksel? BE pret që të jetë edhe i fundit
Të shtunën ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rre...
-
Kreu i IPK-së Kushtrim Hodaj raporton në Komisionin e Sigurisë
Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, sot d...
-
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe ...
-
25 vjet nga Masakra e Korishës së Prizrenit
Sot janë bërë 25 vjet nga Masakra e Korishës së Prizrenit. Për të shënuar ...
-
Sot do të takohen Kurti dhe Krasniqi
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të pres sot në takim kryetarin e Partis...
-
Java e fundit e regjistrimit të popullsisë në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot mban konferencë për media për të...
-
Ish-ambasadori i Shqipërisë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku, ka thënë se vendosja e As...
-
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi
Në një fjalim të mbajtur në Athinë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori...