Lajme

Dardan Molliqaj kritikon ashpër Kurtin pasi që sot nuk vizitoi Skenderajn

Autori: Gazeta inFokus 20:55 | 20 January 2023

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, pasi që nuk ka vizituar komunën e Skenderajt e cila është goditur nga vërshimet, shkruan Gazeta inFokus.

Molliqaj përmes një postimi në Facebook, është shprehur se Kurti e ka lënë në baltë këtë komunë për shkak të egos së tij.

“Si është e mundur, si, që edhe në fatkeqësi natyrore të bëhen dallime të tilla? Kryeministri zgjodhi Istogun për vizitë, larg vërshimeve të mëdha, ndërsa Sveçla luan burokratin e kërkon procedura. Dallimet klasore me ato politike kurrë më shumë nuk kanë qenë të dukshme e të territorializuara sesa sot. Kështu duket segregimi kulturor dhe ndarja klasore. Drenica në baltë ishte lënë nga regjimin jugosllav. Ky diferencim, në një kuptim po mbetet ende gjallë. Skenderaj edhe sot në baltë. Kurti nuk e tejkalon dot vetën. Nuk shkon për vizitë atje ku nuk i duartrokasin. Egoja mbi të gjithë/a.”, ka shkruaj i pari i PSD-së./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Lexo Edhe:

E TURPSHME: Kurti injoron dy qytetet me dëmet më të mëdha nga vërshimet, Skenderajn e Mitrovicën, viziton Istogun

 

Albin Kurti injoroi Skenderajn pas vërshimeve, reagon Fadil Nura dhe ka një mesazh për kryeministrin 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera