Lajme

Dalin pamjet e para të aksidentit në tunelin e Kalimashit, vdesin dy të rinj

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 20 August 2022

Këto janë pamjet e aksidentit me 2 viktima që ndodhi këtë të shtunë rreth orës 02:30 në aksin rrugor “Milot-Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze” të Rubikut.Nga fotot që kanë mbërritur nga vendi i ngjarjes shihet si mbrojtjësja metalike ka përshkuar tej për tej makinën. Si duket përplasja e makinës me mbrojtëset metalike të rrugës ka qenë e fortë.

Si pasojë kanë ndërruar jetë 2 pasagjerët që ndodheshin në makinë Denis Gjeta, 30 vjeç dhe Marius Çeça 31 vjeç, të dy banues në Tiranë.Shoferi i makinës 35-vjeçari Marsel Bushi mbeti i plagosur dhe ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Shkak për këtë aksident tragjik dyshohet se u bë humbja e kontrollit të makinës nga ana e 35-vjeçarit, në rrethana ende të paqarta.\
\
\

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera