Fokus

Dakaj shokon me deklaratën: “Në hulumtimet e Infokusit kemi zbuluar se si Serbia i mbante në kontakt personat që sot janë dëshmitarë në Hagë”

Autori: Gazeta inFokus 18:34 | 10 September 2026

Në episodin e kësaj jave të emisionit “Podcast me Shkelzen Dakaj”, i ftuar ishte Ismail Tasholli nga platforma “Liria ka emër”, ku ndër temat e diskutuara ishte edhe procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Gjatë bisedës, gazetari Shkelzen Dakaj ka folur për hulumtimet që Gazeta Infokus kishte realizuar lidhur me procesin e Dhomave të Specializuara, duke treguar detaje për mënyrën se si, sipas të dhënave të siguruara gjatë hulumtimeve, Serbia kishte mbajtur kontakte me persona që më vonë janë paraqitur si dëshmitarë në Hagë.

Dakaj tha se Infokus kishte publikuar një seri prej shtatë apo tetë artikujsh, duke treguar kujdes që në atë kohë të mos publikoheshin emrat e personave të përfshirë.

-Advertisement-

Sipas tij, përmes këtyre hulumtimeve ishte synuar të tregohej mënyra se si ishin përpunuar dosjet, dëshmitë dhe dëshmitarët që lidhen me procesin në Hagë.

Dakaj përmendi edhe rastin e një dëshmitari, për të cilin tha se ishte intervistuar fillimisht në vitin 1999, më pas në vitin 2004 dhe përsëri në vitin 2017.

Ai tha se në dosjen serbe për këtë person gjendeshin të dhëna të detajuara, përfshirë vendbanimin e tij aktual, të dhëna për fëmijët dhe madje edhe numrin e telefonit.

Sipas Dakajt, pikërisht këto të dhëna kishin ngritur pikëpyetje se si Serbia kishte arritur të ruante kontaktin dhe informacionet për persona që sot janë dëshmitarë në proceset në Hagë.

“Në hulumtimet e Infokusit kemi zbuluar se si Serbia i mbante në kontakt personat që sot janë dëshmitarë në Hagë”, ishte një nga pretendimet e ngritura nga Dakaj gjatë diskutimit.

Në “Podcast me Shkelzen Dakaj”, Tasholli dhe Dakaj diskutuan për procesin në Hagë dhe zhvillimet që lidhen me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy