Fokus

Çudia e Ministrisë së “Digjitalizimit”: Ende pa uebfaqe zyrtare, gjashtë muaj pas themelimit

Autori: Rona Veseli 11:01 | 01 July 2026

Një nga institucionet më të reja të krijuara nga Qeveria e Kosovës është Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, e cila ka për mision avancimin e proceseve të digjitalizimit në administratën shtetërore dhe përmirësimin e qasjes së qytetarëve në shërbimet publike.

Megjithatë, gjashtë muaj pas formimit të saj, kjo ministri ende nuk ka një uebfaqe zyrtare funksionale.

Mungesa e një platforme zyrtare online nënkupton se qytetarët nuk kanë një adresë të dedikuar ku mund të informohen për aktivitetet, vendimet, dokumentet, njoftimet dhe përgjegjësitë e institucionit.

-Advertisement-

Aktualisht, pjesa më e madhe e komunikimit publik realizohet përmes rrjeteve sociale, kryesisht facebook. Nëse qytetarët nuk janë përdorues të këtij rrjeti, e kanë të vështirë qasjen në informata në lidhje me këtë institucion.

Gazeta Infokus ka pyetur Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike për arsyet e mungesës së një uebfaqeje zyrtare dhe për mënyrën se si sigurohet qasja e qytetarëve në informata publike.

Nga ministria kanë deklaruar se uebfaqja është ende në proces të finalizimit.

“Ndërkohë, ueb-faqja zyrtare e Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike është në proces të finalizimit. Pas funksionalizimit të plotë të saj, shpalljet do të publikohen edhe në ueb-faqen zyrtare”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Megjithatë, ministria nuk ka dhënë afate konkrete se kur pritet të përfundojë ky proces.

Mungesa e një uebfaqeje zyrtare në institucionin që ka për mision digjitalizimin e administratës publike krijon një kontrast të pazakontë si dhe komplikon qasjen e qytetarëve në informata publike.

Në një kohë kur institucionet inkurajohen të ofrojnë sa më shumë shërbime dhe informata online, vetë ministria përgjegjëse për këtë proces vazhdon të mos ketë adresën e saj zyrtare në internet./Gazeta Infokus

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy