Shëndetësi

Covidi mund të ketë kaluar nga lakuriqët e natës tek njeriu përmes një kafshe tjetër

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 29 March 2021

Virusi SARS-CoV-2 mund të jetë kaluar te njerëzit nga lakuriqët e natës, dhe se mundësia që virusi të jetë krijuar në laborator dhe të jetë përhapur aksidentalisht, konsiderohet më pak e mundshmja

Këto janë konkluzionet e arritura nga grupi i ekspertëve që OBSH-ja dërgoi në Kinë për të zbuluar origjinën e koronavirusit.

Raporti i siguruar paraprakisht nga Agjencia Franceze e Lajmeve, tregon se teoria kryesore është ajo e infektimit të njeriut nga një kafshë tjetër që kishte rënë më parë në kontakt me lakuriqësit e natës, të cilët bartnin sëmundjen.

-Advertisement-

Si gjitarë të mundshëm bartës, mendohen pangolinët, nuselalat madje edhe macet.

Transmetimi i virusit mund të ketë ndodhur nga produktet e ngrira që shiten në tregje.

“Megjithatë, evolucioni i viruseve që i gjejmë zakonisht te lakuriqët e natës deri te SARS-CoV-2 ka zgjatur me dekada,” theksuan ekspertët.

Ndërkohë hipoteza që virusi të jetë krijuar në laborator dhe të jetë përhapur aksidentalisht, konsiderohet më pak e mundshmja.

Sipas ekspertëve, deri në dhjetor të vitit 2019 nuk ka pasur të dhëna se virusi SARS-CoV-2 po studiohej diku, ndërsa kushtet e sigurisë në laboratorin e Uhanit, ishin të larta.

Raporti bazohet kryesisht në vizitën që ekipi ndërkombëtar i OBSH-së kreu në muajin shkurt në Uhan, ku u zbulua rasti i parë me kovid-19.

Të dhënat janë koordinuar me palën kineze por publikimi i tyre vjen me vonesë, sipas grupit, për shkak se të përkthimit, dhe jo prej akuzës se Pekini ka tentuar ta ndryshojë përmbajtjen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera