COVID-19/ Sa kohë do të duhet për shpikjen e një vaksine?
Autori: Gazeta inFokus
07:16 | 25 March 2020
Shkencëtarët anëembanë botës janë bashkuar për zbulimin e një vaksine e cila mund të mbrojë miliona njerëz në botë nga virusi vdekjeprurës COVID-19.
E gjithë bota dëshiron të dijë kur mund të zbulohet kjo vaksinë por edhe për efikasitetin e saj. Në Shtetet e Bashkuara, autoritetet janë tashmë në fazën eksperimentale tek të paktën katër pacientë.
Njëra prej tyre, një 43 vjeçare nga Siatëlli, është nënë e dy fëmijësh. Ajo ka marrë vaksinën eksperimentale dhe e ka përshkruar atë si një ‘mundësi të jashtëzakonshme’ në vazhdën e kësaj situate. Megjithatë, rruga drejt shpikjes së një vaksine që mund të përdoret nga popullata e gjerë në mbarë globin, do të jetë shumë e gjatë.
Sa Kohë Do Të Duhet Për Shpikjen e Një Vaksine?
Ekspertët janë të mendimit se për këtë gjë, duhet të presim për të paktën 12-18 muaj, madje edhe kjo, është një projeksion tepër ambicioz. Po t’i rikthehemi shembujve që na sjell historian ë kohët e pandemive dhe epidemive, shkencëtarëve u janë dashur 10-15 vjet për të krijuar një vaksinë. “Eksperimentet po bëhen rregullisht dhe ka përpjekje maksimale e të jashtëzakonshme nga shkencëtarët. Ndonëse do të kemi një përgjigje më të qartë në javët e ardhshme, ekzistojnë akoma probleme madhore që kanë të bëjnë me prodhimin dhe furnizimin,” tha Robin May, ekspert i sëmundjeve të infektivit në Universitetin e Birminganit.
Si Mund Të Funksionojë Vaksina?
Përpara se t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje, është e rëndësishme të mësoni si funksionon trupi kur ekspozohet ndaj një sëmundjeje. Le të marrim rastin e të ftohurës. Nëse virusi i të ftohurës futet në trup, ky i fundit e sheh atë si një substancë të huaj dhe nis të reagojë duke aktivizuar qelizat T dhe P. Këto qeliza identifikojnë proteinën përbërëse të virusit dhe organizojnë sulmin.
Pas largimit të infeksionit, disa prej këtyre qelizave ruhen në databazën e imunitetit për raste të tjera. Nëse virusi futet sërish në organizëm, reagimi i imunitetit është shumë më i shpejtë dhe më agresiv. Vaksina funksionon duke aktivizuar reagimin e imunitetit. Ajo lejon një ekspozim të pjesshëm të trupit ndaj virusit, imuniteti e lufton dhe më pas ruan të dhënat e virusit në rastin e rishfaqjes së tij. Tradicionalisht, vaksina prodhohet duke shfrytëzuar një virus ekzistues me forcë të dobësuar ose të shkatërruar. Më specifikisht, vaksina përbëhet nga një ose dy molekula të virusit dhe jo atë të plotë. Kjo mjafton që trupi ta njohë, ta luftojë dhe më pas të ruajë të gjithë informatat për një shfaqje të mundshme të tij në të ardhmen./AgroWeb

T� tjera
-
Ligji për Specialen, Tahiri: Nuk do të vijë i njëjti në Kuvend, vjen një ligj i ri
Shefi i deputetëve të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Ligji për Spec...
-
Ligji për Specialen, Kurti: Presim që këto ditë ekspertët ta përmbyllin draftin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është në pritje që ekspertët...
-
Kujdes çfarë luajnë fëmijët tuaj! GTA VI, përveç dhùnës, përmban edhe nùditet, drògë e striptizëm
Miliona të rinj në mbarë botën janë mbërthyer pas ekranit për të luajtur vide...
-
Statusi i të mbijetuarave të dhunës seks*uale gjatë luftës, Komisioni Qeveritar jep llogari para deputetëve
Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, V...
-
Rama dhe Kurti dje në Manastir për Ditën e Alfabetit me agjenda të ndara, dy kryeministrat shmangin njëri-tjetrin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,...
-
Nis mbledhja e kryesisë së Kuvendit, pritet të caktohet seanca e radhës
Ka nisur mbledhja e kryesisë së Kuvendit, në të cilën pritet të shqyrtohen pi...
-
Kurti: Burgu nuk është i mirë, por i domosdoshëm për ta mbrojtur shoqërinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 27-vjetorin e Shërbimit Korrektues të...
-
“Problemi nuk është te KEDS-i e KESCO-ja” – Burim Ejupi tregon ku po dështon Kosova në sektorin e energjisë
Analisti i çështjeve të energjisë, Burim Ejupi, ka kritikuar mungesën e inves...
-
Mashtrimi me 189 mijë euro të GoFundMe, disa persona i shkojnë në shtëpi të dyshuarit Endrit Azemi
Endrit Azemi është i arrestuar si i dyshuar për mashtrim për mbledhjen e fond...
-
Mashtroi qytetarët me pretendimin se vuante nga leukemia, familjarët e Endrit Azemit mblodhën para edhe në sheshin e Gjilanit
Detaje të reja kanë dal në sipërfaqe pas arrestimit të një personi në Gjilan,...
-
Policia arreston personin e kërkuar në Prishtinë
Policia e Kosovës ka arrestuar një 37-vjeçar në Prishtinë, i cili ishte në kë...
-
INDEP vazhdon të kontribuojë në procesin parlamentar, me propozime konkrete për përmirësimin e legjislacionit të energjisë!
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka publikuar një analizë të pavaru...































