COVID-19, ja çfarë duhet të dinë diabetikët dhe ata që vuajnë nga zemra
Autori: Gazeta inFokus 07:12 | 13 August 2020
Prania e sëmundjeve kronike mund të rrisë rrezikun e komplikacioneve të shkaktuara prej COVID-19, madje edhe vdekjen e parakohshme prej tij. Këtë e konfirmojnë ekspertët, sipas të cilëve, sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe sëmundjet kronike të mushkërive, janë faktorë të rëndësishëm në nivelin e lartë të jetëve të humbura prej virusit.
Sipas studimeve, në mesin e njerëzve të prekur nga COVID-19, numri i pacientëve me sëmundjet e lartpërmendura të shtruar në spital ishte 6 herë më i lartë dhe ai i atyre që humbën jetën ishte 12 herë më i lartë. Studime të tjera konfirmojnë se 40 përqind e vdekjeve të shkaktuara prej COVID-19, kishin lidhje me komplikacionet në sistemin kardiovaskular. Diabeti kishte lidhje direkte me një rritje të trefishtë të humbjeve të jetëve.
Përse Prania e Këtyre Sëmundjeve Rrit Rrezikun e Komplikacioneve Prej COVID-19?
Ekspertët thonë se një njeri i shëndetshëm do ta përballonte më mirë infeksionin me COVID-19 se një i sëmurë nga zemra apo me diabet dhe kjo, hamendësojnë ekspertët, mund të ketë të bëjë me dy arsye.
E para, këto sëmundje ndikojnë tek imuniteti dhe ky i fundit ka rezerva të mangëta për të përballuar infeksionin. Për shembull, diabeti është një problem që ndikon tek shumë organe dhe sisteme në trup, përfshirë këtu sistemin imunitar. Sheqeri në gjak, ndikon negativisht tek imuniteti, shton inflamacionin dhe e bën shumë të vështirë për trupin të luftojë viruset.
E dyta, nëse organizmi do të ishte i shëndetshëm, imuniteti do të ishte në luftë në një front të vetëm, por kështu është në disa fronte dhe nuk e përballon dot. Shumë prej komplikacioneve të shoqëruara me COVID-19, kanë lidhje me enët e gjakut, dhe vecanërisht tensionin e lartë të gjakut.
Ky i fundit nxit forcimin e arterieve dhe enëve të gjakut. Nëse këto të fundit do të ishin në gjendje të mirë, zemra do të ushqehej normalisht me oksigjen dhe ushqyes. Por, nëse një pacient vuan nga tensioni i lartë i gjakut, zemrës së tij i duhet të punojë shumë më fort për të dërguar gjak në indet e uritura. Me fjalë të tjera, një sistem i dobësuar kardiovaskular nuk mund të jetë shumë i fortë për të përballuar një virus të tillë./AgroWeb
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...