Ekonomi

Çmimi i lartë i Bitcoin, pasojë e tregtimit ilegal të kriminelëve

Autori: Gazeta inFokus 20:09 | 24 January 2018

Pothuajse gjysma e të gjitha transaksioneve bitcoin lidhen me aktivitete të paligjshme, tregon një studim i ri.

Hulumtuesit gjithashtu kanë lidhur një të katërtën e përdoruesve të bitcoin me krimin, të tilla si hakimi, pastrimi i parave, tregtia e drogës dhe pornografia ilegale.

Rritja e popullaritetit absolut të valutave digjitale, sipas hulumtuesve, vjen si pasojë e aktiviteteve të kriminelëve.

-Advertisement-

Nëse kriminelët ia kthejnë shpinën bitcoin, vlera e tij është “e mundshme” të bie, thonë studiuesit, transmeton KosovaPress.

Studimi, i cili u krye nga Universiteti i Sidneit dhe Universiteti i Teknologjisë Sidnej, zbuloi se 44 për qind e transaksioneve bitcoin dhe 25 për qind e të gjithë përdoruesve ishin të lidhur me aktivitete të paligjshme.

Gjetjet e tyre nga prilli i vitit 2017 sugjeruan se rreth 24 milionë pjesëmarrës të tregut të bitcoin përdorin këtë valutë digjitale për qëllime ilegale.

Përdoruesit e bitcoin kryejnë rreth 36 milionë transaksione në vit, me një vlerë totale prej rreth 72 miliardë dollarësh dhe së bashku mbajnë rreth 8 miliardë dollarë bitcoin, thonë studiuesit.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy