Uncategorized

CMG-ja promovon Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit në Amerikën e Veriut

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 15 January 2022

Grupi Mediatik i Kinës (CMG) organizoi një veprimtari mediatike të titulluar “Mirëpritja e Lojërave Olimpike Dimërore – Së bashku për një të ardhme të përbashkët”, në stadiumin “Capitol” në Uashington të ShBA-së, për të promovuar Olimpiadën Dimërore të Pekinit në Amerikën e Veriut.

Drejtori i CMG-së Shen Haixiong dhe ambasadori kinez në ShBA, Qin Gang, i dërguan ftesa nëpërmjet videove popullit amerikan për Lojërat Olimpike Dimërore dhe shprehën urime të ngrohta për Vitin e Ri Kinez të Tigrit.

-Advertisement-

Shen Haixiong-u vuri në dukje se CMG-ja ka hapur studion e parë në botë të transmetimit të drejtpërdrejtë me qartësi ultra të lartë 5G në trenat me shpejtësi të madhe për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit. Gjatë këtyre Lojërave, CMG-ja do të ftojë njerëz nga e gjithë bota që të përdorin këtë studio të lëvizshme të transmetimit të drejtpërdrejtë me qartësi të lartë për t’i dhënë botës lojëra olimpike të mahnitshme dhe të jashtëzakonshme.

Nga ana e tij, Qin Gang theksoi se në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit do të përdoret teknologjia më e përparuar në botë e prodhimit të akullit për të pakësuar lëshimin e karbonit. Ai uroi po ashtu që sportistët nga Kina dhe Amerika të bëjnë një paraqitje të shkëlqyer në olimpiadë.

Duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me këtë veprimtari, zëdhënësi i diplomacisë kineze Wang Wenbin u shpreh në një konferencë shtypi se pritja e ngrohtë nga audienca amerikane në stadiumin “Capitol” tregoi shpresat e bashkësisë ndërkombëtare për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit. “Tani të gjitha punët përgatitore për Lojërat Olimpike Dimërore kanë përfunduar. Jam i bindur se, nën drejtimin e frymës olimpike dhe me anë të përpjekjeve të shumë palëve, Kina do të mbajë sigurisht lojëra olimpike të thjeshta, të sigurta e të mrekullueshme, duke shtuar bashkimin, besimin dhe forcën e botës gjatë pandemisë,” vuri në dukje zëdhënësi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera