Lajme

Çiftit i prishet vetura në rrugën Fushë Kosovë-Prizren, persona të panjohur ia vodhën 580 euro

Autori: Gazeta inFokus 08:39 | 07 March 2023

Një grua ka raportuar në polici se teksa po lëvizte me burrin e saj me veturë në rrugën Fushë Kosovë-Prizren, u është prishur vetura, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas ankueses, persona të panjohur kanë arritur që nga vetura t’i vjedhin çantën në të cilën kishte dokumentet personale dhe 580 para të gatshme.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, derisa ishte me bashkëshortin duke lëvizur me veturë (Fushë Kosovë-Prizren) për shkak të një defekti në veturë janë ndalur dhe gjatë angazhimit për rregullimin e veturës, persona të panjohur kanë arritur që nga vetura t’i vjedhin çantën në të cilën kishte dokumentet personale dhe  pesëqind e tetëdhjetë (580) € para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

-Advertisement-

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera