Sport

Christian Panucci shpall listën e lojtarëve për miqësoren me Norvegjinë

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 16 March 2018

Trajneri i ekipit kombëtar të fubollit Christian Panucci ka publikuar sot edhe listën e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjen miqësore të 26 marsit në Elbasan, me përfaqësuesen e Norvegjisë, shkruan infokusi.

Sikundër është bërë tashmë traditë, tekniku publikon listën me lojtarët disa ditë përpara, teksa më pas për të gjithë gazetarët do të ketë daljen e tij publike në një konferencë për shtyp, ditën e hënë në orën 11.00 në FSHF.

Në listën e trajnerit për këtë ndeshje shikohen edhe grumbullimet e disa lojtarëve të rinj që vijnë për herë të parë në  skuadrën kombëtare të futbollit, në një kohë që një pjesë tjetër mungojnë edhe për efekt dëmtimi. Grumbullimi i skuadrës përfaqësuese do të nisë të hënën në datë 19 mars, në rezort “Tropikal” në Durrës. Ditën e hënë do të bëhet publike edhe programi i plotë mediatik dhe stërvitor për ekipin kombëtar të futbollit, për gjithë javën e grumbullimit.

-Advertisement-

Më poshtë vijon lista e lojtarëve të grumbulluar.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera