Lajme

Carl Bildt flet për propozimin evropian: Marrëveshje e drejtë për Kosovën dhe Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 22:25 | 29 January 2023

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Carl Bildt është deklaruar në lidhje me propozimin franko-gjerman, apo propozimin për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Carl Bild e ka konsideruar këtë propozim si një ofertë të drejtë.

Derisa ka komentuar postimin e ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, i cili kishte cituar qëndrimin e përfaqësuesit Special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke thënë “nënshkruani marrëveshjen ose përballuni me pasoja”.

-Advertisement-

E sipas Bildt, marrëveshja e propozuar nga Bashkimi Evropian, do t’i lejonte që të dy vendet të ecnin përpara.

Gjithashtu ai thotë se nuk ka asnjë rrugë tjetër realiste përpara, për asnjërën nga dy vendet.

“Është një marrëveshje e drejtë për Kosovën dhe Serbinë që është në tavolinë tani. Kjo do t’i lejonte dy vendet të ecnin përpara, të përmbushin kërkesat e rëndësishme themelore të të dyve, por të shmangen nga kërkesat e tyre maksimale përkatëse. Thjesht nuk ka asnjë rrugë tjetër realiste përpara për asnjërin nga dy vendet”, shkroi ai.

Ai përsëriti gjithashtu se propozimi evropian është bazë e mirë për diskutim, por tha se nuk përmban gjithçka që Kosova do të dëshironte.

Ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka dhënë sinjale se vendi i tij do ta pranojë marrëveshjen evropiane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera