Lajme

Çahet asfallti në Semaj të Kaçanikut

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 04 April 2023

Banorët e fshatit Semaj të Kaçanikut kanë mbetur të bllokuar.

Kjo si pasojë e çarjes së asfalltit.

Lidhur me këtë është deklaruar kryetari i kësaj komune Besim Ilazi.

-Advertisement-

Ilazi tha për Klankosova.tv se po bëhet përpjekje për të krijuar një rrugë alternative.

“Drejtori sa erdhi prej terrenit. Nuk dihet nga ka ardhur rrëshqitja e asfalltit, sepse asfallti kishte rrëshqitur për një metër. Ju kam thënë inxhinjerëve që ta krijojnë një rrugë alternative. Distanca e rrugës është e shkurtër. Unë shprehi habinë time se si ka ndodhur sepse s’ka pasur as prurje të ujit nga reshjet”, tha Besim Ilazi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera