Lifestyle

Bustet e presidentëve, fluks vizitorësh në Virxhinia

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 28 August 2019

Bustet e 43 presidentëve amerikanë, që renditen njëri pas tjetrit në një fushë, në Virxhinian rurale po përfshihen nga një fluks vizitorësh.

Njerëzit, gjithnjë e më shumë po zgjedhin t’u bashkohen turneve, që të shohin bustet e nxjerra jashtë përdorimit të ish-presidentëve të Shteteve të Bashkuara në Uilliamsburg të Virxhinias. Bustet, janë gjithçka që ka mbetur nga parku i presidentëve në Uilliamsburgun kolonial, që u mbyll në vitin 2010, gjashtë vite pasi u hap për publikun.

Hauard Hankins, që ishte ngarkuar me shkatërrimin e busteve, kishte vendosur që të mos e bënte këtë por t’i ruante, duke gjetur këtë fushë në Virxhinia për t’i vendosur ato.

-Advertisement-

Dhe duket se ideja nuk ka qenë fort e keqe, pasi gjithnjë e më shumë po rritet numri i vizitorëve, që vijnë këtu për të parë dhe për t’u endur, përmes statujave të 43 ish-presidentëve amerikanë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera