Lajme

Burri nga Kamenica sulmon me sëpatë disa persona

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 23 August 2022

Të dielën rreth orës 23:05 një burrë në Kamenicë ka sulmuar fizikisht një grua dhe disa persona tjerë, të cilët kanë marrë edhe trajtim mjekësor, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes është konfiskuar edhe një sëpatë e cila lidhet me sulmin, dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare dhe disa persona tjerë.Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar një sëpatë e cila ndërlidhet me rastin. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje“, raporton Policia. /Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera