Rozë

Burrat e shkurtër bëjnë më shumë s*ks? Ylli i “Spider-Man” habit me deklaratën

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 27 December 2021

Aktori i famshëm, Tom Holland, ka bërë së fundmi një deklaratë që i ka habitur të gjithë. Ai është i mendimit se “burrat e shkurtër bëjnë më shumë seks”. Këtë e ka lënë të nënkuptohet pasi bëri ‘like’ një postim në rrjetet sociale ku pretendohej kjo gjë.

Aktori i Spider-Man, i cili është 173 cm i gjatë, aktualisht është në lidhje me kolegen e tij, Zendaya, që është 179 cm e gjatë.

Dhe në fillim të kësaj jave, sipas The Sun, Holland pëlqeu një foto të shpërndarë nga LADBible, ku shkruhej: “Sipas The Journal of Sexual Medicine, meshkujt më të shkurtër janë seksualisht më aktivë sesa meshkujt më të gjatë, e kush do ta mendonte?”.

-Advertisement-

Shkrimi u shoqërua me një fotografi të Arnold Schwarzenegger dhe Danny DeVito nga filmi i tyre i vitit 1998 “Twins”.

Ndërkohë çifti foli për diferencën e tyre të vogël në gjatësi në një event të promovimit të filmit “Spider-Man: No Way Home”.

Holland tha se ideja që kjo gjë mund t’i shkaktojë probleme në marrëdhënien e tyre është një supozim idiot.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera