“Buba” arrinë në Gjilan dhe takohet me drejtuesit e Dritës
Autori: Gazeta inFokus 21:25 | 12 January 2021
E ardhmja e Ferhan Hasanit vazhdon të mbetet në ‘ajër’, me futbollistin tetovar, i cili ka disa opsione pranë vetës për aventurën e tij të radhës. Njëra ndër to është edhe oferta e Klubit Futbollistik “Drita”, për të cilën kishte raportuar ditë më parë ekskluzivisht Gazeta “Sheshi”.
“Buba” ka mbyllur prej ditësh bashkëpunimin me skuadrën finlandeze HJK Helsinki dhe tashmë pritet të bëhet me ekip të ri. 30 vjeçari ishte fare pranë transferimit te skuadra e Tiranës në Kategorinë Superiore, mirëpo negociatat tashmë janë mbyllur edhe zyrtarisht pa sukses.
Klubi indian “Çenain” ishte një tjetër opsion për reprezentuesin e Maqedonisë Veriore, por mos dakordimi i marrëveshjes ka bërë që të flitet sërish për të ardhmen e tij.
Gjatë mbrëmjes së 12 janarit, “Buba” është parë në qytetin e Gjilanit së bashku me ish-bashkëlojtarët e tij, si dhe drejtuesit e Klubit Futbollistik “Drita”, të cilët janë tejet të interesuar për t’i fituar shërbimet e tij.
Hasani ka qenë i shoqëruar nga Nebi Mustafi, Arben Nuhiu dhe Suat Zendeli, ndërkohë që atë e pritën në takim futbollisti i Dritës, Ardian Cuculi, së bashku me trajnerin Ardian Nuhiu dhe drejtorin sportiv të kësaj skuadre, Valon Zymberi.
Interesimi i FC Dritës për ta patur në radhët e veta Hasanin tashmë është i qartë, mirëpo mungon një “OK” final nga ana e futbollistit, i cili është i joshur gjithashtu nga një ofertë e KF Shkëndija, që gjithashtu po insiston për ta rikthyer në radhët e veta.
Ditët në vijim mund të jenë vendimtare për të ardhmen e futbollistit.
Të tjera
-
Bashkimi Evropian ndalon katër media ruse
Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e funksionimit pë...
-
Blerja e teksteve shkollore subvencionohet edhe sivjet
Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendos...
-
Shqiptarët duan tre fëmijë si variant i një familjeje ideale
Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje pë...
-
Maqedonci: Angazhimi i FSK-së në operacionin Interlflex tregues i bashkëpunimit me Britaninë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar...
-
Osmani: Kosova e meriton të bëhet anëtare e KiE-së
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë takimit të Komiteti...
-
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për shtyrjen e afatit të...
-
Moti për këtë fundjavë
Këtë fundjavë në Kosovë do të mbajë mot me diell, por nuk do të mungojnë vran...
-
Haradinaj: Dështimi në KiE i Kosovës i faturohet vetëm Albin Kurtit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mospërfshirja e Kosovës për ...
-
Kurti thoshte se tokat e Manastirit të Deçanit qenë kusht urgjent për anëtarësim në KiE, Kosova sot s’qe as në agjendë
Kosova sot përfundimisht nuk arriti të jetë as pjesë e agjendës së Këshillit ...
-
Krasniqi thotë se zgjedhjet janë të domosdoshme: PDK e ka të paalternativë integrimin evropian
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë sot se zgjedhjet e parakohshme jan...
-
Pagesat vazhdojnë edhe me euro, edhe me dinarë
Posta e Serbisë dhe Kursimorja e Postës e Serbisë, të cilat operojnë në veri ...
-
Policia e Kosovës trajnohet nga FBI në SHBA për Hetimet Penale
Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnimin për Hetimet Penale të Depart...