Kupa e Botës 2022

“Botërori të zhvillohet vetëm në Afrikë! Pse është e vështirë të luhet çdo dy vjet”

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 09 December 2022

Kupa e Botës po zhvillohet për herë të parë në dimër. Katar 2022 është futur në fazën e dueleve çerekfinale, ndërkohë që Arsene Ëenger thekson se eventi më i rëndësishëm i lojës më të bukur me top nuk duhet zhvilluar më gjatë verës.

“Nëse duam të demokratizojmë futbollin, Kupa e Botës do të duhet të organizohet në vendet afrikane, pasi atje është e pamundur të luhet në verë. Mund ta shohim këtë me edicionin në Katar, Botërori në dimër funksionon”, bëri të ditur ish-trajneri legjendar i Arsenalit.

Shefi i Zhvillimit Global të Futbollit në FIFA, ka një koment edhe në lidhje me idenë e zhvillimit të Kupës së Botës çdo dy vjet: “Nuk është një ide e keqe, por një zhvillim i tillë kërkon një rishikim të plotë të kalendarit të ndeshjeve kualifikuese.

-Advertisement-

“Sot nuk po shkojmë drejt kësaj, por drejt cikleve katërvjeçare të alternuara me një Botëror, Botërorin e Femrave, që po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, dhe Europianin”, u shpreh 73-vjeçari, i cili po punon si konsulent për beIN Sports France në Katar.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy