Bordi sekret i KEK-ut
Autori: Gazeta inFokus
23:58 | 10 November 2017
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka emëruar bordin e ri të KEK-ut, por ata nuk i kanë treguar edhe emrat e anëtarëve të këtij bordi.
Vendimi sekret i qeverisë vjen vetëm 4 ditë pasi Qeveria e Kosovës e hapi dhe e anuloi një konkurs të ri për zgjedhjen e bordit të KEK-ut.
“Ju njoftojmë se është anuluar konkursi për drejtor të Bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore – Korporata Energjetike e Kosovës – KEK-u i publikuar sot me datën 07 nëntor 2017 deri me datën 07 dhjetor 2017”, thuhet në njoftimin e publikuar në ueb-faqen e Zyrës së kryeministrit.
Në konkursin e hapur janë përshkruar të gjitha kërkesat profesionale që duhet t’i plotësojë një person për t’u bërë drejtor në Bordin e KEK-ut. Konkursi parashihej të mbetej i hapur deri më datën 7 dhjetor.
“Afati i konkursit është i hapur 30 ditë nga data e publikimit në shtypin ditor (nga data 07 nëntor 2017 deri me datën 07 dhjetor 2017)”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Hapja e konkursit ishte bërë edhe pse kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në emër të Qeverisë së Kosovës e kishte nënshkruar një memorandum me ambasadën britanike, në të cilin specifikisht thuhet që disa procese të rekrutimit janë në proces e sipër. Në mesin e bordeve që prokurimi është në proces e sipër ka qenë edhe Bordi i KEK-ut.

E votimi i bordit të ri të KEK-ut u bë pa u përmendur fare emrat. Publikimi i emrave fillimisht nuk u bë nga kryeministri kur e lexoi propozim-vendimin, i cili me rastin e leximit të propozim vendimit para anëtarëve të kabinetit tha se “emrat i keni përpara”.
Qeveria e Kosovës mori vendim për emërimin e Bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës. E emrat nuk u dërguan as në komunikatën e zakonshme të Zyrës së Kryeministrit.
“Me miratimin e vendimit, qeveria ka emëruar drejtorët në Bordin Drejtues të Ndërmarrjes Publike Qendrore – Korporata Energjetike e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.
KALLXO.com është interesuar të marrë vesh se cilët janë anëtarët e rij të bordit, por nuk ka arritur të marrë përgjigje nga Zyra e Kryeministrit.
Këshilltari për media i Kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi, tha se këta emra do të bëhen publik gjatës ditës së hënë kur të nënshkruhet vendimi.
“Do t’i keni shumë shpejt, sa të nënshkruhet vendimi sepse pa vendim nuk mundemi me i dhanë emrat, sepse mundet me i ra pishman dikush prej tyne, por do t’i keni shumë shpejt, besoj që të hënën do t’i keni emrat”, tha Matoshi në një prononcim të shkurtër për KALLXO.com.
Burime të ndryshme i kanë thënë KALLXO.com se ministrat nuk i kanë pasur emrat e bordit deri në momentin kur kryeministri ka kërkuar që të votohen bordi i KEK-ut.
Procesi i rekrutimit të anëtarëve të bordit të KEK-ut është bërë në bashkëpunim me britanikët në kohën e Qeverisë Mustafa. Kryeministri Ramush Haradinaj e ceku me rastin e votimit se të gjitha procedurat janë zhvilluar në kohën e paraardhësit të tij, Isa Mustafës.
Bazuar edhe në memorandumin e lidhur në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Ambasadës Britanike, qeverisë së Kosovës i janë propozuar 12 emra të cilat i kanë kaluar me sukses të gjitha fazat e testimit dhe intervistimit. Nga 12 emra e propozuar është lënë në diskrecionin e Qeverisë së Kosovës për të përzgjedhur 6 anëtarët e bordit të ri të Korporatës Energjetike të Kosovës.
12 emrat e propozuar janë: Fëllenza Beqiri-Hoxha, Arsim Fetahu, Izet Ibrahimi, Ruzhdi Zeqiri, Gjelosh Vataj, Agim Matoshi, Mehdi Pllashniku, Hasan Fejzullahu, Ejup Qerimi, Faruk Hajrizi, Ilir Rama dhe Rexhep Zeqiri.
Kjo përzgjedhje ishte bërë nga një kompani angleze, bazuar në një memorandum të Qeverisë së Kosovës dhe Ambasadës Britanike.

T� tjera
-
Ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë, nis greva në Infrakos
Qarkullimi i trenave në Kosovë pritet të ndërpritet sot, më 9 nëntor, për shk...
-
Mblidhet Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lid...
-
Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Sinani: Lista jonë mori 10 nga 29 mandatet
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka reaguar pas përfundimit të procesit z...
-
Reuters raporton se sulmuesi nga Krakovi i cili vrau gjashtë persona, ka vdekur
Sulmuesi 24-vjeçar, i cili vrau gjashtë persona në Krakov të shtunën, ka vdek...
-
Pas rastit të Arlinda Zekajt, Ministria e Familjes në pritje të raporteve nga Peja e Gjilani
Një ndër institucionet për të cilat ishte ankuar sa ishte gjallë Arlinda Zeka...
-
534 mjekë të papunë në Kosovë e 611 të tjerë të sistemuar në Gjermani
Pavarësisht se gjatë këtij viti në Kosovë janë licencuar mbi një mijë mjekë, ...
-
“Krim kundër Ulpianës”, Drita Hajdari kritikon ashpër Përparim Ramën
Ish-prokurorja Drita Hajdari ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryetarit të ...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, planifikohet interpelanca me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet nesër me ç’rast ka...
-
Sulm me dron në Irak: Ndërpritet prodhimi në fushën e gazit Khor Mor
Një sulm me dron ka ndërprerë prodhimin në fushën e gazit Khor Mor, në rajoni...
-
39-vjeçari gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në Mirosalë të Ferizajt
Një 39-vjeçar është gjobitur me 500 euro pasi kishte ndezur mbeturina në fsha...
-
Koalicioni Shqiptar merr 10 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kamberi: Dolëm të parët
Koalicioni Shqiptar, i udhëhequr nga Enkel Rexhepi, ka dalë i pari në zgjedhj...
-
224 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes, 122 milionë për investime kapitale
Ndërrojmë temë të informacionit. Nga mbi 224 milionë euro të parapara për Min...
































