Fun & Video

Bleu orën e vjetër të murit në treg, gjermani habitet çfarë gjen brenda saj

Autori: Gazeta inFokus 22:25 | 26 December 2019

Një burrë nga qyteti gjerman Aurich i cili në treg bleu një orë muri, nuk mund t’i besonte syve kur brenda orës gjeti hiq më pak se 50 mijë marka gjermane.

Burri i paemëruar bleu orën qysh në pranverë, kurse paratë pasi i gjeti i dërgoi në departamentin e gjërave të humbura.

E në rast se pronari i tyre nuk lajmërohet, ky burrë ka të drejtë të jetë pronar legjitim i rreth 3% të shumës së gjetur (rreth 770 euro), por deri më tani askush është lajmëruar – dhe pasi që afati i paraparë ka skaduar u mbetet autoriteteve lokale të vendosin se çfarë do të bëjnë me to.

-Advertisement-

Mediat lokale raportojnë se zyrtarët lokalë të qytetit Aurich kanë vendosur t’ia dhurojnë paratë burrit që i gjeti, kurse mbeten disa procedura administrative që edhe zyrtarisht t’i takojnë atij. Paratë do të mund t’i ndërrojë me euro, dhe t’i tërheq nga Deutsche Bundesbank. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera