Lajme

Krasniqi del nga takimi me Kurtin, insiston në mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Autori: Gazeta inFokus 21:04 | 13 May 2024

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, raporton Gazeta Sinjali

Ky i fundit pas takimit ka treguar para gazetarëve se ka kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Pjesë nga fjala e tij:

-Advertisement-

Konsideroj se është e rëndësishme ti shpreh mendimet e mija të qarta, ajo që mund te them se nuk është asgjë e re – unë dhe Kurti mund të kemi lexime të ndryshme të situatës, por preokupimet e qytetareve e nuk janë preokupimet e Kurtit.

Ne nuk jemi në një gjendje të mirë, Kosova është në agoni, kemi rritje enrome të çmimeve me rroga të vogla

Kemi shëndetësi ne gjendje të rendë, arsim të degradum, dhe parlament jofunskional.

Tani kemi edhe një situatë të renduar për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Andaj ja shpreha edhe Kurtit që konsideroj se duhet ta përshpejtojmë punën për të ju dhënë zgjidhje këtyre temave.

Ne e kemi qit Hamzën, qe mendojmë se është njeriu më duhur për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Për atë arritur deri këtu janë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!

Të tjera