Lajme

Blerta Deliu kërkon shkarkimin e Martin Berishajt

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 28 April 2022

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, në seancën e sotme të kuvendit ka bërë thirrje që të shkarkohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo pasi ky i fundit pas raportimit të mediave sllovene po dyshohet se ka gisht ne një skandal të madh financiar.

Deliu në seancën e sotme tha se shkarkimi tij as që do të duhet të diskutohej.

-Advertisement-

“Partia Demokratike e Kosovës edhe një herë insiston që ambasadori Martin Berishaj sa më parë të shkarkohet nga detyra e tij dhe natyrisht do t’i bëj nderë Kosovës në rastin që ai e len detyrën e tij dhe shkarkohet nga institucionet përgjegjëse”, ka përfunduar deputetja./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera