Rozë

Blero së shpejti publikon këngën e re në bashkëpunim me të bijën

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 24 August 2020

Blero mban premtimin, së shpejti publikon këngën e re në bashkëpunim me të bijën.

Këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Blero, kohë më parë potencoi se do të sjellë një duet me vajzën e tij, Tarën.

Dhe ashtu siç deklaroi, artisti së fundmi ka bërë të ditur se dyshja kanë filluar punën për projektin e tyre të ri.

-Advertisement-

Ai ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaqet në studio muzikore bashkë me të bijën.

“Në punë me evlad. Tara dhe Blero së shpejti siç e kemi premtuar”, ka qenë mbishkrimi sipër postimit.

Ndonëse nuk kanë zbuluar më shumë për fansat, Tara pritet që shumë shpejt të bëjë debutimin në muzikë.

Të njëjtit ndërkohë po vazhdojnë të qëndrojnë gjithnjë pranë njëri-tjetrit dhe t’i mbajnë aktivë fansat me postime nga më të ndryshmet.

Tara përndryshe është vajza e vetme e Bleros, të cilën e ndan me ish-gruan e tij, aktoren Teuta Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera