Bislimi: Zgjedhjet në Serbi u caktuan për ta penguar ecurinë e dialogut

Autori: Gazeta inFokus
22:56 | 17 November 2023
Numri dy i Qeverisë së Kosovës dhe shefi i ekipit negociator, Besnik Bislimi, ka thënë se zgjedhjet në Serbi e kanë dëmtuar procesin e dialogut dhe se janë caktuar për të shkaktuar pengesa në proces.
Bislimi ka thënë se kjo sjell paqartësi për atë se si do të vazhdohet tutje në bisedime.
Kryenegocitaori Bislimi ka thënë se Lajcak në bashkëpunim me palët do të vendos se a ka nevojë edhe për një takim të radhës edhe pse sipas Bislimit Lajcak ka thënë se duhet një takim special ku do të diskutohej vetëm për gjendjen e implementimit të marrëveshjeve të kalaura nga procesi i dialogut në Bruksel.
“Është fakt që zgjedhjet në Serbi e kanë dëmtuar shumë procesin për arsye edhe pse janë caktuar për të krijuar obstruksion në ecurinë e procesit të dialogut . Kjo pastaj sjell paqartësi sesi mund të ecim tutje . Sot nuk janë diskutuar në asnjë moment opsionet për takime të radhës por mendoj që pas konsolidimit të komenteve tona, të draftimit të propozimit final z. Lajcak në bashkëpunim me ne do të vendos se a ka nevojë edhe për një takim të radhës, edhe pse ai në një moment ka thënë se duhet një takim i veçantë ku do të diskutonim vetëm për gjendjen e implementimit të marrëveshjeve të kaluara nga procesi negociator në Bruksel”, ka thënë Bislimi në një prononcim për mediat kosovare të premten.

Të tjera
-
Ferizaj: 17-vjeçarja që u shpall e zhdukur vetëparaqitet në polici
17 vjeçarja, Ajtene Koka, e cila u shpall e zhdukur nga familja e saj është v...
-
Murati konsultohet edhe me “chat gpt” për “qeverinë tranzicionale”: Është ide skandaloze
Ministri në detyrë dhe deputeti i LVV-së, Hekuran Murati ka reaguar sërish nd...
-
Detaje: Kush qëndron pas shpërthimit në veturën e u.d. drejtorit të QKUK-së
Personi që kreu shpërthimin në veturën e ushtruesit të detyrës së drejtorit t...
-
Lajm i mirë për zgjedhësit në Shqipëri, më 11 maj votohet edhe me dokumente identifikimi të skaduara
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë miratuar dy akte që i ha...
-
Nisë mbledhja e kryesisë së PDK-së, pritet të merret një vendim edhe për “qeverinë tranzicionale”
Partia Demokratike e Kosovës ka nisur mbledhjen e kryesisë së partisë, shkrua...
-
Parlamenti Evropian miraton rezolutë, kërkohet sërish heqja e masave ndaj Kosovës
Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën për Kosovën. Në këtë dokument kë...
-
Mediat serbe raportojnë se aeroplani i Vuçiqit është nisur nga Baku drejt Rusisë
Sipas informacioneve të fundit, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka fluturuar...
-
Del para gjykatës i dyshuari për vr*sjen e vajzës në Prizren
Në Gjykatën Themelore të Prizrenit është duke u mbajtur seanca ndaj të dyshua...
-
Gjendet 17 vjeçarja në Ferizaj që ishte raportuar si e zhdukur
Është gjetur 17 vjeçarja që ishte raportuar si e zhdukur në Ferizaj. Zëdhë...
-
Arrestohet një person pasi dyshohet për shpërthimin e veturës së U.D drejtorit të QKUK-së
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka arrestuar të dyshuarin B.K. në Podujevë,...
-
AGK e dënon kërcënimin dhe pengimin e ekipit të Klan Kosova në Strellc
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka bërë të ditur se sot ekipi i televizi...
-
Kantoni zviceran natyralizon më shumë se 400 shtetas të huaj brenda një dite
Parlamenti i Kantonit Valis u dha shtetësinë zvicerane 423 shtetasve të huaj ...