Bislimi pas dështimit të marrëveshjes për targat: Pamë një sjellje të çuditshme te pala serbe
Autori: Gazeta inFokus 20:52 | 13 May 2022
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve, që u mbajt sot në Bruksel nuk solli marrëveshje lidhur me targat e veturave.
Besnik Bislimi, kryenegocatior nga Kosova e ka quajtur udhëtimin në Bruksel të kotë, pasi tha se pala serbe nuk ka prezantuar një propozim në lidhje me çështjen e targave që sipas tij e kishin paralajmëruar.
“Fatkeqësisht s’mund të raportoj se kemi arritur marrëveshje. Pritjet kanë qenë shumë të mëdhaja meqenëse takimi ka ndodhur me kërkesë të palës serbe e cila me shkrim i ka konfirmuar z.Lajçak se sot do të vijë me propozim konkret për çështjen e targave, propozim i cili do të jetë në harmoni me kriteret e parapara në marrëveshjen e 30 shtatorit, do të thotë një propozim me zgjidhje të përhershme dhe në harmoni standardet më të mira të BE’së. Kjo ka qenë garancioni që na është ofruar neve për me udhëtu për Bruksel”, tha Bislimi.
“Fatkeqësisht sot pamë një sjellje shumë të çuditshme të palës serbe, e cila thotë se e kemi një ide por s’mund ta shpalosim, kemi probleme politike e nuk mund ta sjellim. Thjesht në këtë drejtim udhëtimi ka qenë krejt i kot për arsye se ata si duket vetëm kanë ardhur në Bruksel sa për të krijuar lajmin për media se ata dëshirojnë të bisedojnë mirëpo kanë ardhur pa kurrfarë ideje pa kurrfarë propozimi dhe zgjidhje”, shtoi ai.
“Arsyeja pse s’mund të themi se kemi marrëveshje është se pala serbe ka ikë para kohe në aeroport edhe nuk ka mund me qëndruar deri në qëndrimin final”, tha Bislimi.
Të tjera
-
Deputetja e LDK-së kundër marrëveshjes me Danimarkën: “Eksportojmë të rinj jashtë vendit, importojmë kriminelë”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka krit...
-
Korenica: Vetëm çiftet të kenë fëmijë, jo gruaja e pamartuar
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka propozuar që të ndryshohe...
-
Pas Abdixhikut, Hovenier takon edhe Vjosa Osmanin, kjo është arsyeja
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e SHB...
-
Abdixhiku ha drekë me Hovenierin, flasin për vizionin euroatlantik të Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dalë në drekë ...
-
Moska: Vendimi i Norvegjisë për të ndaluar turistët tanë është armiqësor dhe diskriminues
Moska e ka cilësuar ndalimin e hyrjes së turistëve rusë në Norvegji nga 29 Ma...
-
Kurti jep detaje të tjera për vizitën në Londër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar për vizitë në Londër...
-
FSK konfirmon se njëri nga të plag*osurit mbrëmë në Pejë është ushtar i saj
Një nga të plagosurit nga të shtënat me armë gjatë natës së mbrëmshme në Pejë...
-
Sërish tubim para Qeverisë së Malit të Zi, njerëz me motive pro-ruse protestojnë kundër rezolutës për Srebrenicë
Policia do të filmojë një tubim të ri publik të paparalajmëruar që është plan...
-
Vazhdon dëshminë dëshmitari i 65-të në rastin Thaçi dhe të tjerët
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshm...
-
Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari për plag*osjen e trefishtë në Pejë
Është arrestuar 21 vjeçari, Agron Gashi i dyshuar për plagosjen e trefishtë m...
-
Stërvitje ushtarake rreth ishullit të Taivanit
Komanda e Teatrit Lindor të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze filloi stërv...
-
Nën kundërshtimin e fortë serb, OKB-ja do të votojë për përkujtimin e gjen*ocidit të Srebrenicës
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të votojë të enjten pë...