Bislimi: Kemi pranuar planin e BE-së, por normalizimi i plotë bëhet me njohje reciproke

Autori: Gazeta inFokus
10:19 | 28 February 2023
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, sot ka mbajtur një diskutim para eurodeputetëve në Komitetin për Politika të Jashtme të Parlamentit Europian (AFET) në Bruksel.
“Kemi treguar zotim, gatishmëri dhe konstruktivitet gjithashtu në procesin e dialogut ku sapo jemi pajtuar me propozimin e BE-së dhe negociatat për zbatimin e tij do të pasojnë së shpejti. Ne besojmë që normalizimi i plotë i marrëdhënieve kërkon njohje reciproke si pikë qendrore e marrëveshjes dhe respektim të së drejtave të minoriteteve në të dyja vendet”, tha Bislimi.
Ai tha se Kosova është e gatshme që të bëjë hapa shtesë për të intensifikuar përpjekjet e saj për t’u afruar me Brukselin, derisa shtoi se Kosova është një shembull në Ballkanin Perëndimor. Këtu ai përmendi edhe ratifikimin në Kuvend të marrëveshjeve që kanë dalë nga Procesi i Berlinit.
“Ne e kemi dëshmuar që vendi ynë qëndron për bashkëpunim të suksesshëm rajonal dhe për përparim të zbatimit për tregun e përbashkët dhe mezi presim që vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor të aprovojnë ato”.
Në fund, Bislimi tha se siguria dhe paqja në rajon dhe në gjithë Europën është një domosdoshmëri. Këtë ai e përcolli me një mesazh të Kosovës për eurodeputetët.
“Jemi në gjendje që të bëjmë progres përkundër të gjitha sfidave dhe pengesave. Zotimet tona mbesin të njëjta. Mesazhi i Kosovës është shumë i zëshëm dhe i qartë: Europa është e tashmja, Europa është e ardhmja. Zëri ynë duhet të dëgjohet”.
Për këtë raportim të Bislimit ka njoftuar edhe Komiteti për Politika të Jashtme i Parlamentit Europian.

Të tjera
-
Trump pret Netanyahun për të biseduar për armëpushimin në Gazë
Pas 21 muajsh lufte, shpresat për një armëpushim të ri në Rripin e Gazës po r...
-
Prokuroria në Prishtinë për dy javë ngriti 210 aktakuza kundër 223 personave
Prokuroria Themelore në Prishtinë për dy javë ka përfunduar 406 lëndë dhe ka ...
-
FSK-ja shpërthen një mjet të dyshimtë në Prizren
Një person ka hasur në një mjet të pashpërthyer në një fushë në Prizren. P...
-
Vjedhje e rëndë në Shtime, Policia jep detaje
Një person ka raportuar se dikush ka hyrë në shtëpinë e tij dhe ka vjedhur nj...
-
Gruaja e godet me thi*kë burrin në Prizren
Një burrë ka pësuar lëndime të rënda trupore pas një sulmi me thikë në Prizre...
-
Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës diplomon në ShBA
Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se toger Qëndrim Imeraj ka përfu...
-
Një foshnje vdiq gjatë lindjes në Gjakovë, nisin hetimet
Një foshnje ka vdekur gjatë procesit të lindjes në Gjakovë. Policia bën të...
-
Arrestohet një i dyshuar për su*lm sek*sual në Gjilan
Është arrestuar një person në Gjilan nën dyshimin se ka kryer veprën penale “...
-
Sulmoi tre persona, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Një person është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar tre persona në Prishtin...
-
Zhduket një person në Podujevë
Një person është raportuar i zhdukur në Podujevë. Në raportin 24 orësh, Po...
-
Zjarri afër kufirit me Maqedoninë, Kosova jashtë rrezikut
Zjarri i madh që shpërtheu mbrëmë përreth pikës kufitare Hani i Elezit – Blla...
-
Temperatura deri në 37 °C sot, nga e mërkura reshje shiu e breshër
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vala e të nxehtit afrik...