Lifestyle

Binjaket identike zbulojnë planet e shtatëzanisë me burrin e përbashkët

Autori: Gazeta inFokus 07:27 | 28 July 2020

Një dyshe binjakesh që janë quajtur ‘motrat më identike në botë’ kanë zbuluar së fundmi se dëshirojnë të mbeten shtatëzënë në të njëjtën kohë nga i dashuri i tyre i përbashkët.

Anna dhe Lucy DeCinque, 34 vjeçe nga Perth në Australi, hanë bashkë, flenë bashkë dhe ndajnë krevatin me të dashurin e tyre të përbashkët prej nëntë vitesh, 39 vjeçarin Ben Byrne.

Sot në një program televiziv ato thanë se dëshirojnë të përdorin metodën e fertilizimit in-vitro sepse duan të provojnë shtatzaninë në të njëjtën kohë.

-Advertisement-

“Ne duam të provojmë çdo gjë së bashku në jetë”, thotë Lucy, “Duam të rritemi bashkë, të vdesim bashkë.”

Ndërsa Anna shton: “Do të provojmë metodën IFV, madje të ngrijmë vezët në të njëjtën kohë. Duam ta bëjmë së bashku.”

Kur u pyetën nëse dëshironin djalë apo vajzë Lucy tha: “Nuk ka rëndësi përveçse të jenë të lumtur e të shëndetshëm”.

Motrat jetojnë me të dashurin e tyre Ben dhe nënën e tyre.

Dyshja thotë se i dashuri i tyre arrinte t’i dallonte që prej ditës së parë. Sipas tyre partnerët e mëparshëm kishin tentuar t’i ndanin, ndërsa Ben e pranon lidhjen e ngushtë mes tyre.

“Ai arrinte të na dallonte prej ditës së parë”, thotë Lucy. “Edhe nëna nuk na dallon nganjëherë kurse ai po, madje edhe në telefon”.

Anna thotë: “Natën e parë që e takuam, e puthëm, të dyja”.

Lucy vazhdon: Ne thamë me vete, ky qenka djali i përshtatshëm, të shohim si do të shkojë. Në të kaluarën kemi pasur të dashur të ndryshëm por ata nuk e kuptonin lidhjen mes nesh. Ben na pranon për atë që jemi dhe çdo gjë është e barabartë, nuk ka xhelozi”.

Anna shton se megjithse lidhja e tyre mund të jetë ‘obsesive’, kjo është mënyra sesi duan të jetojnë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera