Lajme

BIK-u mblodhi mbi 400 mijë euro për të prekurit nga tërmetet në Turqi

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 22 February 2023

Bashkësia Islame e Kosovës ka mbledhur 400 mijë e 500 euro për të prekurit nga tërmetet në Turqi.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media, ku thuhet se kryetari i BIK-ut, Naim Tërnava ka takuar ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Tunç Angili.

“Myftiu Tërnava fillimisht i dëshiroi ambasadorit punë të mbarë dhe të suksesshme në misionin e ri. Më pas, në emër të tij dhe në emër të gjithë besimtarëve myslimanë, i shprehu ngushëllime për viktimat e tërmetit që goditi Turqinë disa ditë më parë. Ai shprehu dhimbjen dhe solidaritetin e tij me të gjithë të prekurit nga ky tërmet, duke lutur Zotin që të lënduarit t’i shërojë sa më parë, ndërsa të vdekurit, Zoti t’i ketë marrë me mëshirën e Tij. Me këtë rast, Myftiu Tërnava, tha se besimtarët tanë, gjatë aksionit që kemi organizuar në të gjitha xhamitë e Kosovës kanë grumbulluar 400,500.00 euro, si mbështetje materiale për të prekurit nga tërmeti, të cilat u transferuan sot në llogarinë bankare të Ambasadës”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Image preview

Komunikata e plotë:

Myftiu Tërnava takoi ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, z. Tunç Angılı

Prishtinë, 22 shkurt 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka vizituar sot Ambasadën e Republikës së Turqisë në Kosovë, në të cilën u mirëprit nga ambasadori i ri i kësaj Ambasade, z. Tunç Angılı.

Myftiu Tërnava fillimisht i dëshiroi ambasadorit punë të mbarë dhe të suksesshme në misionin e ri. Më pas, në emër të tij dhe në emër të gjithë besimtarëve myslimanë, i shprehu ngushëllime për viktimat e tërmetit që goditi Turqinë disa ditë më parë. Ai shprehu dhimbjen dhe solidaritetin e tij me të gjithë të prekurit nga ky tërmet, duke lutur Zotin që të lënduarit t’i shërojë sa më parë, ndërsa të vdekurit, Zoti t’i ketë marrë me mëshirën e Tij. Me këtë rast, Myftiu Tërnava, tha se besimtarët tanë, gjatë aksionit që kemi organizuar në të gjitha xhamitë e Kosovës kanë grumbulluar 400,500.00 euro, si mbështetje materiale për të prekurit nga tërmeti, të cilat u transferuan sot në llogarinë bankare të Ambasadës.

Nga ana e tij, ambasadori i Turqisë, z. Tunç Angılı, falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe për solidaritetin e treguar të besimtarëve myslimanë të Kosovës me të prekurit nga tërmeti. Ai tha se popullit turk është tejet mirënjohës dhe falënderues ndaj popullit vëlla kosovarë për solidaritetin e treguar me popullin vëlla turk, si dhe për mbështetjen morale, me të cilën kanë dëshmuar vëllazërinë dhe miqësinë e thellë ndërmjet dy popujve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera