Lajme

Bie në prangat e policisë 50-vjeçari i dyshuar për përfitimin e 132 mijë eurove

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 19 December 2022

Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, sot kanë arritë të sigurojnë prezencën e një personi të dyshuar për veprën penale të Mashtrimit, që është raportuar në shtator të vitit 2022.

Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar: A.Z, mashkull 50 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, “i cili pas intervistimit, në prezencë të avokatit mbrojtës, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, njofton policia.

Mbështetur në rezultatet e hetimit, “policia ka ngritur dyshimin e bazuar se personi në fjalë, duke i prezantuar fakte të rreme rreth një prone, për të ciliën kishin bërë marrveshje për shit-blerje, dyshohet të ketë marrë nga ankuesi në periudha të ndryshme, shuma të parash (vlera e parave gjithsejt 132.000 euro)”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Sipas policisë, A.Z, dyshohet të jetë i përfshirë edhe në raste rë tjera të natyrës së njëjtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera