Biden paralajmëron faljen e kredive universitare për miliona studentë
Autori: Gazeta inFokus 18:22 | 25 August 2022
Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha të mërkurën se Qeveria e Shteteve të Bashkuara do të falë nga 10.000 dollarë hua për miliona ish-studentë universitarë, duke mbajtur një premtim që bëri në fushatën për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020.
Gjithashtu presidenti i SHBA-së tha se huamarrësit me të ardhura të ulëta që shkuan në kolegj me grantet ‘Pell’ do të përfitojnë deri në 20.000 dollarë falje të kredisë studentore.
Ky lehtësim i borxhit do t’u japë dhjetëra miliona huamarrësve pak frymëmarrje në një kohë kur kostoja e jetesës është rritur ndjeshëm në Shtetet e Bashkuara.
Kjo lëvizje mund të rrisë mbështetjen për demokratët e partisë së tij në zgjedhjet e Kongresit të nëntorit, por disa ekonomistë thonë se mund të nxisë inflacionin dhe disa republikanë në Kongres ngritën pikëpyetje nëse presidenti kishte autoritet ligjor për të anuluar borxhin.
Kjo masë është “për familjet që kanë më shumë nevojë për to – punëtorët dhe njerëzit e klasës së mesme që u goditën veçanërisht rëndë gjatë pandemisë”, tha Biden në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë. Ai u zotua se asnjë familje me të ardhura të larta nuk do të përfitonte, duke iu përgjigjur kështu njërës prej kritikave kryesore ndaj planit.
Shumë demokratë kishin kërkuar që zoti Biden të falte deri në 50.000 dollarë për çdo huamarrës. Republikanët e kundërshtuan faljen e kredive studentore, duke e quajtur atë të padrejtë sepse do të ndihmojë në mënyrë disproporcionale njerëzit që fitojnë të ardhura më të larta.
“Socializmi i huasë studentore të Presidentit Biden është një shuplakë për çdo familje që sakrifikoi duke kursyer për universitetin, çdo të diplomuar që pagoi borxhin e tij dhe çdo amerikan që zgjodhi një rrugë të caktuar karriere ose shërbeu në Forcat tona të Armatosura për të shmangur marrjen e borxhit,” tha të mërkurën udhëheqësi i republikanëve në Senat, Mitch McConnell.
Konsumatorët amerikanë kanë një borxh prej 1.75 trilion dollarësh në kredi studentore, rezultat i kostos së lartë të shkollimit universitar, shumë më e lartë se në shumicën e vendeve të tjera të pasura. Zoti Biden tha se vendet e tjera mund t’ia kalojnë Shteteve të Bashkuara ekonomikisht nëse studentëve nuk u ofrohet lehtësim ekonomik./REL/
Të tjera
-
Kishte urdhërarrest ndërkombëtar nga Çekia, arrestohet një person në Prishtinë
Është arrestuar një burrë në Prishtinë, pasi ndaj tij kishte një urdhërarrest...
-
Pérleshja dhe pla*osja Prizren, sülmi u krye nga tetë persona, në vendngjarje u gjetën tri gëzhoja
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për përleshjen dhe plagosjen që ndo...
-
Plag*osja e tre personave në Pejë, arrestohet një i dyshuar
Një person është arrestuar lidhur me plagosjen e tre personave që ndodhi mbrë...
-
Nga rivale, në mbështetëse/ Nikki Haley konfirmon votën për Donald Trump
Në muajin mars, Nikki Haley njoftoi se po tërhiqej nga gara presidenciale për...
-
Konfiskimi i pasurive të oligarkut rus për të financuar Ukrainën ndeshet me sfida ligjore dhe financiare
Kur një super jaht me vlerë prej 230 milionë dollarë mbërriti në portin Evere...
-
Në OKB, sot votohet për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të votojë sot në orën ...
-
Zyrtarë të BE-së sot vizitojnë Suharekën
Zyrtarë të Bashkimit Evropian, sot pritet të vizitojnë qytetin e Suharekës. ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Mblidhen sot tri komisione të Kuvendit
Sot do të mblidhen tre komisione të ndryshme të Kuvendit të Kosovës. Duke ...
-
Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet për dy seanca. Njëra është vazhdimi i...
-
Policia kërkon ndihmë për kapjen e personit që pla*gosi tre persona në Pejë
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim me qytetarët për të kapur të i cili mbrë...
-
Netanyahut dhe Gallantit do t’i ndalohet hyrja në 124 vende
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Ministri i Çështjeve Ushtarake t...