Lajme

Biden flet me Macronin, diskutojnë për luftën në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 06:56 | 08 March 2023

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, zhvilloi sot një telefonatë me homologun e tij francez Emmanuel Macron.

Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, dy liderët diskutuan mbështetjen e tyre për Ukrainën, duke përfshirë angazhimin për të vazhduar ndihmën e sigurisë për Kievin dhe “imponimin e kostove ndaj Rusisë për agresionin e saj”, shkruan Skynews.

Biden dhe Macron diskutuan gjithashtu “përpjekjet e tyre të përbashkëta” për të adresuar sfidat e paraqitura nga Kina.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera