Lajme

Berisha për planifikimin e atentatit ndaj LDK-së: Shqetësuese, e ngjashme me atë të “Syrit të Popullit”

Autori: Gazeta inFokus 21:28 | 18 January 2023

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka folur rreth dyshimeve të atentatit ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdxhikut dhe tre deputetëve të tjerë të kësaj partie.

Berisha ka thënë se ky atentat është i ngjashëm me atë që “Syri i Popullit” kishte planifikuar më parë dhe ky është një fakt shqetësues.

Është shqetësuese kur ka lajme të tilla, aq më tepër kur vijnë nga shtete e institucione kredibile që kanë kapacitete me hulumtu e me zbulu diçka të tillë. Mendoj se kjo do t’i vë në veprim mekanizmat tona, Kosova është e mbuluar nga struktura hetimore qoftë të inteligjencës, qoftë si hetues policor, prokuror etj. Pastaj burim informacioni janë organet inteligjencës gjermane dhe këto e kanë lehtësuar situatën që të merret vesh e vërteta e këtij lajmi. Për të mundur me fol diçka më shumë duhet ditur motivet, këto janë figura publike që bartin përgjegjësi. Abdixhiku është lider i një subjekti dhe tendenca për të kërcënuar jetën e tij për shkaqe tradhtie po më duket shumë e ngjashme me atë të “Syrit të Popullit”, pra tepër banale dhe shqetësuese, sepse nëse dikush dyshon për tradhti e krim ekzistojnë organet kompetente….”, ka thënë Berisha në Politiko.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera