Lajme

Berisha në protestë: Rama, i pabesë ndaj aleatit të madh të kombit shqiptar SHBA

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 11 February 2023

Sali Berisha: Pas këtij akti të pabesë ndaj aleatit të madh të kombit shqiptar, SHBA, Edi Rama nuk është më legjitim.Edi Rama, këtë ndërtesë e ke blinduar, në Surrel ke fituar tanket dhe autoblindat e ushtrisë.

Tani po të them që ato tanke, largoji nga Surreli, gjysmën çoji në Ukrainë, po nuk të lë Putini dhe Vuçiçi, sepse idealet tona, idealet e këtij revolucioni shpojnë çdo blind, asgjësojnë çdo tank. Mjerë ti.

Shqipëria shihet sot në mbarë botën si strofull e rrezikshme e korrupsionit, e krimit dhe drogës, vendi i një kryeministri që sikur të ishte aleat i Putinit, i korrupton zbuluesit më të rëndësishëm partnerit tonë kryesor.

-Advertisement-

Me këtë akt, duke korruptuar një nga njerëzit më të çmuar në fushën e sigurisë të vendit që ka bërë më shumë se çdo tjetër për lirinë e shqiptarëve, ti Edi Rama ka kryer një akt armiqësor, për të cilin Putini është gati të të varë në qafë dekoratën më të lartë./TopChannel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera