Berisha: Çdo marrëveshje do të jetë e kotë, nëse Serbia nuk e largon Kosovën nga Kushtetua
Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 07 January 2023
Zyrtari i lartë i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka bërë me dijes se derisa Serbia nuk e largon Kosovën nga kushtetuta e saj, çdo marrëveshje do të jetë e kotë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka thënë se marrëveshja që po tenton të arrihet në mënyrë të shpejt në Bruksel, nuk do të jetë përfundimtare.
“Asnjë marrveshje me Serbinë, me njohje në qendër ose në qoshe, apo edhe me diçka që nënkupton njohjen do të jetë e kotë, nëse Serbia vazhdon që në Kushtetutën e saj ta llogarit Kosovën pjesë të saj. Shpejtësia që po tentohet që të arrihet një marrveshje në rrethanat e pafavorshme ku gjendet Kosova, nënkupton statusko ose thën ndryshe krijimi i një mostër të problemit izraelito-palestinez në Evropë”, ka shkruar Berisha.
Sipas tij, marrëveshja eventuale me Serbinë duhet të përmbaj zgjidhje afatgjate të problemit.
“Minore është ajo se a na njehë Serbia si shtet Kosovën apo pengesa e saj në OKB (që nuk mvaret shumë nga ajo sa mvaret nga Rusia dhe Kina) se sa është e rëndësishme që Kosova të jetë në NATO dhe që Serbia të kushtëzohet që në Kushtetutën e saj mos ta ketë Kosovën pjesë të saj, çështje që pas vitesh e dekadash mund ta përdorën një “Putin” eventual i Serbisë për përplasje të reja serbo-shqiptare. Marrvëshja eventuale me Serbinë duhet të përmbaj zgjidhje afatgjate të problemit, në të kundërtën do t`i trashëgojm probleme gjeneratave pas nesh!”, ka shkruar Berisha.
Të tjera
-
Mosanëtarësimi në KiE, Kurti falënderon Mbretërinë e Bashkuar për qëndrimin e mbajtur dje
Kryeministri Albin Kurti ka pritur dje në takim Ambasadorin e Mbretërisë së B...
-
Raportohet i zhdukur një person në Prishtinë, ishte me vëllain kur u largua e s’u pa më
Është raportuar për një person të zhdukur në Prishtinë që nga 13 maji. Ank...
-
Ngjarjet e datës 18 maj
Dega e LDK-së në Gjilan mban konferencë për media. (Selia e Degës së LDK-së G...
-
Plagoset me ar*më zja*rri një person në Nashec të Prizrenit
Një person është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së premtes në fshatin ...
-
Vjosa Osmani pritet me tortë nga Hillary Clitnon: Ditë edhe më speciale, me miken e popullit tonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bullgari si e ftuar sp...
-
Osmani mbërrin në Bullgari me ftesë të Hillary Clinton, merr pjesë në Clinton Global Initiative
Me ftesë të ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, H...
-
Bashkimi Evropian ndalon katër media ruse
Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e funksionimit pë...
-
Blerja e teksteve shkollore subvencionohet edhe sivjet
Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendos...
-
Shqiptarët duan tre fëmijë si variant i një familjeje ideale
Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje pë...
-
Maqedonci: Angazhimi i FSK-së në operacionin Interlflex tregues i bashkëpunimit me Britaninë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar...
-
Osmani: Kosova e meriton të bëhet anëtare e KiE-së
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë takimit të Komiteti...
-
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për shtyrjen e afatit të...