Rozë

“Bëra foto nudo me shoqen dhe…”/ Beniada dhe Einxhel puthen në buzë: Do na marrin për lezbike

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 15 November 2021

BB VIP – Ajo është një nga banoret më mendje hapur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Është fjala për modelen e njohur, Beniada Nishani, e cila herë pas here provokon publikun me kërcimet seksi, por edhe me deklaratat që bën.

Një ditë më parë, teksa ishte në dhomën e dënimit së bashku me banorët e tjerë, ajo nisi që të fliste për balerinët me të cilët kërceu bashkë me Einxhel. Kujtojmë se kërcimi “twerk” i dy vajzave pati një ndikim të madh në fitimin e buxhetit të plotë për të gjithë banorët.

“Bëra foto nudo me shoqen dhe…”/ Beniada dhe Einxhel puthen

-Advertisement-

Por dy vajzat bukuroshe u “shpërblyen” nga “Vëllai i Madh” për kryerjen e provës me shumë sukses, me katër balerinë në dhomën e surprizave.

Ndërkohë gjatë bisedës me banorët, Beniada tha se do të dëshironte që njëri prej tyre të ishte bërë pjesë e shtëpisë, por shtoi se ishte Einxhel ajo që nuk pranoi, me justifikimin se mërziteshin djemtë e tjerë.

Menjëherë pas kësaj bisede, Nishani u përkul për të puthur në buzë moderatoren e njohur, që ishte shtrirë në divan. Einxhel nuk reagoi, por tha “Do na marrin për lezbike”.

Pjesë nga biseda:

Einxhel: Moj, do na marin për lezbike.

Beniada: Po të na marrin, kemi frikë ne se do na marrin për lezbike aman… Unë kam dal me shoqen time nudo afër e afër të pozuar, kanë dalë gjithë titujt në Shqipëri… unë thash bashkëjetojmë dhe në shqip kjo është përkthyer si bashkëjetim si (lidhje). Ka dal emri im në një gazetë shqiptare dhe fotoja ime me shoqen time bashkë dhe…

Arjola: Lezbiket…

Beniada: Po, aty afër ishim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera