Begaj: Kosova shtet i lirë dhe i pavarur, amanet i Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit
Autori: Gazeta inFokus 22:04 | 15 February 2023
Me rastin e 15-vjetorit të Shtetit të Pavarur të Kosovës, ambasada e Kosovës në Tiranë organizoi mbrëmjen e sotme një pritje ku të pranishëm ishin përfaqësues të qeverisë, politikanë, ambasadorë të akredituar në vendin tonë, përfaqësues të komuniteteve fetare… I pranishëm në këtë ceremoni ishte dhe presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili në fjalën e tij vlerësoi konsolidimin e shtetit të Kosovës në këto 15 vite.
“Kosova, shtet i lirë dhe i pavarur është përmbushja e amanetit të Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit. Ishte fillimi i një epoke të re, ku shteti i Kosovës u projektua si një shtet modern, demokratik, që shihte nga e ardhmja, me një vullnet të palëkundur euroatlantik. Republika e Kosovës, një shtet sovran dhe i pavarur, ka demonstruar me fakte, pjekurinë dhe maturinë në qëndrimet e saj”, tha Begaj.
“Në këto 15 vite, Kosova ia ka dalë më së miri të respektojë e të nderojë zotimin që i bëri botës, përmes firmëtarëve të pavarësisë, se ishte dhe do të jetë një faktor për paqen dhe stabilitetin në Evropën Juglindore. Lidhja vëllazërore e Shqipërisë me Kosovën është e natyrshme. Jemi një komb i ndarë në dy shtete, ndaj humbjet dhe fitoret, dhimbjet dhe sukseset, i kemi të përbashkëta. Shqipëria ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë Republikën e Kosovës, në anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare dhe do të intensifikojë maksimalisht përpjekjet për njohjet e mëtejshme të pavarësisë legjitime të saj. Partneriteti ynë strategjik duhet thelluar edhe më tej, në dobi të shteteve tona, të kombit tonë”, theksoi ai.
Begaj vlerësoi mbështetjen që kanë dhënë Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.
“Mbështetja e pakursyer nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ne dhe për të gjithë Ballkanin, është një garanci sa politike po aq dhe gjeografike se e ardhmja e vendeve të rajonit nuk është ajo e luftërave dhe ndasive, por e dialogut dhe bashkëpunimit. Aplikimi i Kosovës në procesin për anëtarësim në BE si dhe kalimi i propozimit për liberalizimin e vizave, na riforcuan bindjen se e ardhmja e kombit shqiptar do të jetë ajo e të qenurit bashkë në familjen e madhe evropiane”.
“Agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës, si dhe tentativat për ta shtrirë konfliktin edhe në rajonin e Ballkanit, na bëjnë të kuptojmë akoma më mirë sot, se sa e rëndësishme është për faktorin shqiptar në Ballkan, të jetë i njehsuar në qëndrimet e tij. Situata e krijuar së fundmi gjatë provokimeve të rënda në veri të Kosovës, ishte një tregues i qartë se nuk kemi me kohë për të humbur”, deklaroi Begaj.
Shqipëria, sipas tij, mbështet dhe vlerëson dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e palëkundur të SHBA-së, për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila do të duhet të fokusohet tek njohja e ndërsjellët dhe respektimi i minoriteteve.
“Në këto 15 vite, Shqipëria ka parë me krenari lindjen dhe rritjen e shtetit të Kosovës. Jam plotësisht i bindur se dhe në vitet në vijim, Shqipëria do të shohë me po aq krenari rrugëtimin euroatlantik të shtetit të Kosovës; rrugëtim i cili do të përmbushë ëndrrën e çdo shqiptari brenda dhe jashtë trojeve tona”, tha Begaj.
Në fjalën e tij, ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi foli për marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë.
Durmishi vlerësoi bashkëpunimin e Kosovës me Shqipërinë dhe vuri theksin tek 180 marrëveshjet ndërshtetërore, duke konsideruar si marrëveshje historike marrëveshjet për hekurudhën Durrës-Prishtinë, porti i thatë i Prishtinës, abetarja unike, vendkalimet kufitare.
“Marrëdhënia jonë ndërshtetërore është krejt e veçantë dhe bashkëpunimi po ashtu. Mund të konstatoj me kënaqësi dhe solemnisht nivel shumë të mirë bashkëpunimi në politikë, ekonomi, në politikën e jashtme, në kulturë dhe të gjitha fushat”, u shpreh ai.
“Aktualisht kemi 180 marrëveshje ndërshtetërore, memorandume, protokolle bashkëpunimi. Shifra nuk përbën ndonjë rëndësi si tregues, por thënë shkurtimisht të gjitha fushat e bashkëpunimit tashmë janë të mbuluar me infrastrukturë juridike. Disa nga marrëveshje janë historike si vendimi për hekurudhën Durrës-Prishtinë, porti i thatë i Prishtinës, abetarja unike, vendkalimet kufitare. Tani sfida mbetet tek cilësia e bashkëpunimit. Në këtë drejtim na duhet të bëjmë më shumë”, tha Durmishi.
Në vijim, Durmishi shtoi se, “duhet të bëjmë më shumë prodhim, më shumë eksport, më shumë projekte ekonomike bazuar në komplementaritet, më shumë këmbime kulturore, liga sportive”.
Ambasadori i Kosovës, Durmishi vlerësoi rolin e Shqipërisë në politikën e jashtme, duke vënë theksin tek roli i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, Samiti i BE-së në Tiranë dhe proceset integruese të Shqipërisë në BE.
“Në politiken e jashtme dy vendet ndjekin parime identike. Shqipëria dhe Kosova përcaktimet për integrimet euroatlantike e kanë jo vetëm objektiv politik, por edhe identitet shtetëror dhe kombëtar. Shqipëria ka rezultate të mira në politikën e jashtme. Mjafton të përmend mandatin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, besimin për organizimin e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian, Tirana Kryeqytet Evropian i Rinisë”, tha ai.
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...