Lajme

Bedri Hamza: Qindra familje kanë lëshuar shtëpitë e tyre pas përmbytjeve

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 20 January 2023

Nga reshjet e mëdha të shiut, Mitrovica u vërshua, ku edhe qindra familje janë detyruar të dalin nga shtëpitë e tyre.

Në një prononcim për Front Online, kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza tha se nuk dihet ende numri i saktë i të evakuuarve.

Ai tha se janë duke bërë përpjekje që sa më shpejt t’iu dilet në ndihmë.

-Advertisement-

“Po janë qindra familje të detyruar me u evakuuar edhe me qenë jashtë shtëpive të tyre. Ne jemi me ta, dhe jemi duke bërë përpjekje me marr numrin e saktë të tyre, ata kanë qenë të strehuar të familjarët, dhe me pa se cilat janë ato familje që realisht kanë nevojë për strehim”, tha Hamza.

Ai tha se dëmet janë të mëdha.

“Dëmet janë të konsiderueshme, ne i kemi të gjitha ekipet në terren. Është dëm shumë i madh edhe në ekonominë familjare, edhe në biznese, edhe në infrastrukturë dhe objekte publike”, u shpreh kryetari Hamza.

Sipas kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, situata sot është më stabile.

“Niveli i ujit në lumenj ka rënë, Lushta është kthyer në shtratin e vet, Ibri vazhdon me qenë jashtë shtratit, domethënë në atë pjesë të qytetit vazhdon me qenë të vërshuara, mirëpo ai rreziku i ditës së djeshme që ka qenë shumë i lartë, është zvogëluar”, deklaroi ai

Në këtë qytet të Kosovës si pasojë e përmbutjeve sot janë mbyllur edhe shkollat

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera