Ekonomi

Bechtel Enka për tre vite fiton sa 2.3% e GDP së Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 04 April 2018
Një ndër veprat më madhore të realizuara në Shqipëri gjatë kohëve të fundit, ai i ndërtimit të rrugës Durrës Kukës, ka rezultuar tepër fitimprurëse për kompaninë kryesore ndërtuese të saj, Bechtel Enka.
Të dhënat e tatimeve tregojnë se në periudhën 2008-2009, kur punimet e rrugës ishin në kulmin e tyre, Bechtel Enka ka rezultuar me norma mjaft të larta fitimi, përkatësisht 31% dhe 30% të qarkullimit vjetor të realizuar.
Konkretisht, në 2008-n, Bechtel kishte një xhiro vjetore prej rreth 42 miliardë lekë dhe fitim 13 miliardë lekë. Në 2009-n, xhiro ishte rreth 40 miliardë lekë dhe fitimi 11.4 miliardë lekë. Aktiviteti i Bechtel është reduktuar më pas në 11.5 miliardë lekë në 2010-n, por norma e fitimit ka mbetur e lartë, në 36%.
Vetëm gjatë vitit 2011, kompania ka rezultuar me një humbje minimale, ndërsa xhiro e saj është reduktuar në 1.6 miliardë lekë, për shkak të mbarimit të punimeve. Në përgjithësi, fitimet e Bechtel Enka në periudhën 2008-2010 rezultojnë rreth 29 miliardë lekë (rreth 210 milonë euro), me një normë mesatare fitimi prej 31%.
Fitimet e Bechtel Enka në tre vjet janë sa 2.3% e prodhimit të brendshëm bruto vjetor të ekonomisë shqiptare.

-Advertisement-

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy