Lajme

Bashkim kombëtar Shqipëri-Kosovë? Si përgjigjet Kurti

Autori: Gazeta inFokus 22:57 | 15 February 2023

Kryeministri kosovar Albin Kurti tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të forcojnë sa më shumë bashkëpunimin mes tyre.

“Janë dy shtete por, jo dy kombe”, theksoi Kurti në rtv Klan.

I pyetur se a është ende flamurtar i bashkimit të Shqipërisë me Kosovën, Kurti tha se ‘Ky ideal është i rilindasve tanë dhe nuk është një ideal që e përzgjedhim ne. Besoj që është një intencë historike që na ka përzgjedhur neve. Dhe në këtë kuptim, ne jemi në shërbim të tij”.

-Advertisement-

“Po padyshim, çfarë duhet të bëjmë ne është që duhet të forcohet dhe të bashkëpunojnë sa më shumë edhe Kosova, edhe Shqipëria. Janë dy shtete por, jo dy kombe”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera